Page 23 - Demo
P. 23


                                    Zakonet dhe traditat tona Flasim1 Si çdo komb, edhe shqiptarët kanë traditat dhe zakonet e veta. Shumë prej tyre ne i njohim, pasi janë trashëguar brez pas brezi në familjet tona. Përmendni dhe përshkruani disa nga zakonet dhe traditat që respektohen në familjen dhe krahinën tuaj.I. Diskutojmë II. Reflektojmë III. Vlerësojmë2 Për besën kemi dëgjuar të flasin të moshuarit, kemi lexuar materiale të ndryshme informuese ose letrare, madje kemi parë edhe filma a dokumentarë në televizor që sillen rreth saj, duke e trajtuar, interpretuar dhe paraqitur për brezat e rinj. Sillni shembuj të ndryshëm që kanë në qendër besën dhe diskutoni rreth tyre. 3 Përshkruani raste të respektimit të besës nga brezat e rinj. Si mendoni, është forcuar apo është dobësuar kjo traditë? Argumentoni përgjigjen.4 Nëpër këngët dhe në rrëfenjat popullore, shpesh hasim tradita të ndryshme, të cilat lidhen me dashurinë, punën, besën etj. Përmendni disa përralla, legjenda dhe krijime të tjera popullore. Komentojini ato duke veçuar detajet më tipike. Murosja ______________________________________________________________________________________________________________________________ Ringjallja_____________________________________________________________________________________________________________________________ Gjakmarrja __________________________________________________________________________________________________________________________ ____________________________________________________________________________________________________________________________________________ ____________________________________________________________________________________________________________________________________________5 Çdo popull ka ngjarje të rëndësishme personale, krahinore dhe kombëtare. Në çdonjërën prej tyre respektohen zakone të caktuara (valle, këngë, lojëra etj.).  Diskutoni rreth zakoneve të familjes dhe të krahinës suaj që respektohen: në dasma; në raste vdekjesh; në festa lokale.6 Flisni dhe diskutoni rreth gjakmarrjes, duke iu përgjigjur pyetjeve të mëposhtme. Ku e ka burimin ajo?  Cilat janë shkaqet që ky zakon vazhdon të ekzistojë ende, në zona të caktuara të vendit tonë?  Cilat janë pasojat e saj? Gjatë diskutimit tuaj, sillni shembuj të ndryshëm të saj.21
                                
   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27