Page 233 - Demo
P. 233
MorfologjiPëremri i pacaktuarPër të treguar njerëz:Dalloni përemrat e pacaktuar. Cili prej tyre ndryshon gjatë përdorimit? Cili përdoret i shoqëruar apo jo me emër?Dikush po vjen. Sekush trokiti. Le të shkojë kushdo të shohë. Gjithkush vendos vetë.Ata kujdeseshin për njëri-tjetrin, megjithëse jetonin larg. E ndihmonin shoku-shokun.Askush nuk e pa. Asnjëri nuk e pa. Ke parë njeri këtu? Secili prej nesh do të flasë. Në secilin grup ka disa nxënës të mirë e shumë të mirë. Çdo klasë është e veçantë. Përemri dikush përdoret për të treguar ndonjë njeri që nuk dihet se kush është apo që s’duam t’i përmendim emrin. Përemrat kushdo, gjithkush tregojnë tërësinë e njerëzve nga e cila s’përjashtohet asnjë.Përemri sekush tregon një frymor (njeri të panjohur).Përemrat askush, asnjëri, njeri mohojnë një frymor të pacaktuar. Përemrat cilido, secili, gjithsecili tregojnë elemente të një grupi të marrë veç e veç. Përemri çdo ka kuptim të përgjithshëm dhe përdoret vetëm i shoqëruar me emra. Përemri disa tregon sasi të pacaktuar, por të kufizuar njerëzish a sendesh. Përemri i pacaktuar është përemri që tregon frymorë a sende në mënyrë të pacaktuar.Përemrat e pacaktuar janë të shumëllojshëm për nga kuptimi, forma dhe përdorimi.Sipas kuptimit, përemrat e pacaktuar përdoren:Sipas mundësisë për t’u përdorur me emrin, dallohen:dikush, ndokush, sekush, gjithkush, kushdo, tjetërkush, askush, njeri, asnjeri, njëri-tjetri etj.Për të treguar njerëz e sende:një/njëri, ndonjë, njëfarë, asnjë, cilido, gjithsecili, secili etj.Për të treguar sende: gjë, gjithçka, diçka etj. Përemra që nuk shoqërohen me emra: kush, kushdo, dikush, diçka, hiçgjë, kurrgjë, njëri, gjë, gjësend, asgjë, kurrgjë, njëri-tjetri, shoku-shokun etj. Ka ndodhur diçka. Të kërkon njëri. Pe gjë? Dikush do të përgjigjet.Përemri i pacaktuar 15231

