Page 235 - Demo
P. 235


                                    1 Lakoni grupet emërore: ca libra, klasa tjetër, secili nxënës, çdo grup.2 Dalloni përemrat dhe tregoni llojin e tyre.Dhe ai uli atë kokën e vet të madhe e të qethur, duke më buzëqeshur fshehurazi. Filluam të loznim. Unë i nxora të gjitha lodrat e mia. Prekosi sikur u magjeps nga treni i vogël që ecën vetë: nuk kishte parë kurrë diçka të tillë. I përpinte me sy vagonët e kuq e të verdhë. Unë i dhashë çelësin që të luante. Ai u ul në gjunjë që të luante me veten dhe s’e ngriti më kokën.Kurrë nuk e kisha parë aq të gëzuar. Tërë kohën thoshte: “Më fal, më fal, duke na bërë shenjë me dorë që të mos e ndalnim trenin. Ne të gjithë rrinim në këmbë dhe vështronim. Vështronim atë qafë të hollë, ata veshë të mjerë, që dikur i kisha parë të pikonin gjak; atë xhaketë të gjatë me mëngë të përveshura nga dilnin dy krahë të hollë si prej të sëmuri që ishin ngritur aq herë për të mbrojtur fytyrën nga të rrahurat... (E. de Amiçis, “Zemra”)3 Dalloni cilët nga përemrat e mëposhtëm janë pyetës dhe cilët të pacaktuar. Kishte mjaft kushërinj në atë qytet.  Kush ka ngrënë mjaltin, ka mizën pas veshit.  A e dini se çfarë u tha ajo?  Pse, çfarë do të bësh?  Kush më shumë e kush më pak të gjithë u kënaqën. S’ka ç’i bën gomarit, i bie samarit. Çfarë këngësh të pëlqejnë? Nuk e kisha parë prej vitesh dhe ndieja njëfarë emocioni.  Nuk e di se kush e ka marrë.  Sa ditë kanë kaluar që atëherë?  Ç’ka barku, i nxjerr bardhaku.  Sa ftova, më erdhën.  Eja me kë të dëshirosh. 4 Dalloni se në cilat raste fjalët shumë, ca, tepër, pak janë përdorur si ndajfolje dhe në cilat raste si përemra të pacaktuar.Shumë njerëz po dukeshin nga lart. Shumë prej tyre po vraponin, të tjerët po ecnin ngadalë edisa po ecnin me hap të shpejtë.Trimi i mirë me shokë shumë.Ngjyrat dukeshin shumë të ndezura.Ju vijnë shumë të ftuar? Vijnë shumë, por pak qëndrojnë.Ka ca ngjarje të vërteta që, kur tregohen shumë herë, duken si të sajuara për të bërë humor.Mos jemi shumë larg prej këtej?Ai shpenzoi shumë.Mos po fantazojmë si tepër Pablo?Njeriu i gjorë bën shumë gabime në jetë.5 Ndërtoni nga dy fjali me fjalën kush të përdorur si përemër pyetës, si përemër lidhor dhe si përemër të pacaktuar.6 Shkruani një tekst të shkurtër argumentues, për përparësitë dhe rreziqet e përdorimit të internetit, duke përdorur përemra pronorë e të pacaktuar.MorfologjiUshtrime233
                                
   229   230   231   232   233   234   235   236   237   238   239