Page 236 - Demo
P. 236
1 Cili nga përemrat nuk është në grupin e duhur? Argumentoni përgjigjen.kurrgjë, njëri, gjë, gjësend, juaj, asgjë, kurrgjësime, jotja, tjetër, tanë, tuaj, sonë, të tijky, këta, i këtillë, të atilla, të saj, kjo, i atillënesh, juve, ne, unë, teje, e saj, meje, ty, ju 2 Në vendet bosh shkruani trajtën e shkurtër dhe trajtën e shkurtër të bashkuar, pa i ndryshuar kuptimin fjalisë.______ tregova shokëve historinë e romanit që kisha lexuar së fundmi. _____ plasi shpirtin me gjithë këto teka. Mos _____ shiko ashtu, sikur nuk kupton asgjë.Më në fund __________tha të vërtetën. Nuk do t’_______ sjell më probleme të tilla atyre.Ai uli kokën i turpëruar dhe ____ përgjigj me gjysmë zëri. Librin do t’_______ çoj mësueses që ta shohë. Trego____ edhe mua një histori të bukur. Nuk dua t’___ di më për atë njeri, sepse u tregua besëprerë. M’____ hodh në qafë e më përqafoi e mallëngjyer. 3 Ndërtoni nga një fjali me përemrat e dhënë në rasat e kërkuara.ajo (përemër lidhor, rasa rrjedhore) _____________________________________________________________________ajo (përemër vetor, rasa dhanore) _______________________________________________________________________njëra (përemër i pacaktuar, rasa gjinore) ______________________________________________________________jonë (përemër pronor, rasa rrjedhore) _________________________________________________________________juaj (përemër pronor, rasa kallëzore) ___________________________________________________________________të cilët (përemër lidhor, rasa dhanore) _________________________________________________________________vetja (përemër vetvetor, rasa gjinore) __________________________________________________________________ne (përemër vetor, rasa dhanore) _____________________________________________________________________4 Nga fjalët e theksuara në fjalitë e mëposhtme, veçoni vetëm ato që janë përdorur si përemra. Për çdo rast argumentoni përgjigjen.I vërtiteshin shumë mendime në kokë dhe nuk dinte çfarë të bënte me të. Veprimi që më preku më shumë ishte kur ai fali pa asnjë ngurrim shokun e tij. Kishin punuar shumë për atë projekt dhe kjo punë po jepte rezultatin e duhur. Me të dalë në rrugë, ia krisi vrapit me sa i hanin këmbët. Lexo, që të dish disa gjëra në lidhje me këtë temë seminari. Këtë javë po shkoj nga të mitë, se prindërit e tu do të vijnë këtu dhe nuk kemi ku të flemë. Më kujtohet fare mirë ajo pamje aq gazmore. Kishte sjellë punimin më të mirë që kishte realizuar për atë ekspozitë. Kam detyrë të të flas si shok, por me sa po kuptoj, qenka e vështirë për ty.5 Përcaktoni llojin e përemrit të cilit i përket fjala e theksuar në fjalitë e mëposhtme.Mësuesja që më mësoi në klasën e parë quhej Tefta. (_____________) Kush ta kishte sjellë vallë, këtë bimë nga Amerika në kontinentin tonë? (______________) Kishte gjithfarë sendesh të hedhura përtokë. (______________) Kësaj pyetjeje nuk iu përgjigj kush. (____________) Nuk dija kujt t’i drejtohesha, ndaj i fola asaj. (_______________) Kartolinën, të cilën ma ka dërguar Vesa, e ruaj ende në kutinë e sendeve me vlerë. (______________) Askush nuk e dinte për çfarë mund të shërbente ajo armë e ndryshkur që e kishin gjetur në rrënojat e shtëpisë së vjetër. (__________) Më thuaj shkurt, pa u zgjatur në detaje, ç’mendon ti për këtë çështje kaq të rëndësishme? (_____________) Shumë gjëra fshihen pas këtij veprimi të pamenduar. (______________)6 Shkruani dy përemra për çdo lloj dhe ndërtoni nga një fjali me ta. Morfologji16 Ushtrime për përemrat234

