Page 237 - Demo
P. 237
MorfologjiFoljet ndihmëse dhe gjysmëndihmëse përdoren edhe si folje me kuptim të plotë. Në këtë rast, ato nuk ndiqen nga një folje tjetër:Djali ishte në shtëpinë e tij.Të duhet kjo fitore.Fëmijët do të fillojnë lojën pas disa çastesh. Mbani mend: Folja është fjalë e ndryshueshme që emërton veprim ose gjendje të një frymori a sendi.Lexoni fjalitë e mëposhtme dhe nënvizoni foljet. Ç’tregojnë ato? Kompjuterat janë aparate të ndërlikuara, që mund të përpunojnë sasi të mëdha informacioni brenda një kohe shumë të shkurtër. Përdorimi i kompjuterave është bërë një mjet pune kaq i rëndësishëm, saqë sot ata mësohen në shkollë. Ata mund të grumbullojnë të dhëna në sasi jashtëzakonisht të mëdha.Foljet sipas kuptimit dhe rolit që kryejnë, ndahen në: Folje me kuptim të plotë: punoj, lexoj, vrapoj, eci, flas, lëviz, ndodhem etj. Folje ndihmëse: kam, jam.Folje gjysmëndihmëse:mund, duhet, do, jam, filloj, vazhdoj etj. Përcaktoni se cilat prej foljeve në fragmentin e mësipërm janë folje me kuptim të plotë leksikor dhe cilat janë folje ndihmëse e gjysmëndihmëse.Folja ka kategoritë gramatikore të vetës, numrit, kohës, mënyrës dhe të diatezës. Foljet përdoren në dy numra dhe në tri veta. Të dyja këto kategori të foljes varen nga emri a përemri që shërbejnë si kryefjalë e fjalisë ku përdoret folja.Folja vihet në vetën e parë njëjës dhe shumës, atëherë kur kryefjala e fjalisë përfaqëson vetë folësin apo një grup personash ku bën pjesë edhe folësi.Unë shkoj çdo vit në fshat. Ne shkojmë çdo vit në bregdet.17 Foljet njëvetore dhe foljet pavetore. Foljet e parregullta235

