Page 238 - Demo
P. 238


                                    Foljet e rregulltaKur kryefjala e fjalisë përfaqëson bashkëbiseduesin apo një grup personash ku bën pjesë edhe ai, atëherë folja do të vihet në vetën e dytë njëjës a shumës. Ti je shëndoshurshumë. Ju jeni dobësuarshumë.Kur kryefjala e fjalisë përfaqëson një a disa persona a sende që nuk marrin pjesë në bashkëbisedim, atëherë folja vihet në vetën e tretë njëjës a shumës. Ai luan mirë basketboll. Ata luajnë shumë mirë futboll.Shumica e foljeve përdoren në të tria vetat. Ka folje që përdoren vetëm në vetën e tretë. Folje të tilla janë:Foljet njëvetore që emërtojnë: veprime karakteristike vetëm për kafshët, si: blegërin (delja), mjaullin (macja), hingëllin (kali), pëllet (gomari), cicërin (zogu) etj.;  dukuri atmosferike ose natyrore: fryn (erë), bie (shi, borë), bleron (fusha), gjelbërojnë (arat) etj. Si folje njëvetore trajtohen edhe: foljet: (s’më) besohet, (s’më) kujtohet, (më) bëhet, (më) pëlqen, duket, ndodh, rastis etj. disa folje: di, lejoj, ndaloj, them në formën joveprore: dihet, thuhet, ndalohetetj.  foljet jam, vij, shkoj, dal në shprehje, si: (s’) është mirë/keq, më vjen mbarë, (s’) vjen mirë, keq, më doli nga mendja etj. Foljet pavetore që nuk marrin kryefjalë e që emërtojnë: dukuri atmosferike, si: bubullin, gjëmon, vetëtin, veson, bën ngrohtë, bën ftohtë, bën vapë etj. Si folje pavetore trajtohen edhe: foljet gjysmëndihmëse: duhet, do; folja kam kur përdoret me kuptimin e foljeve: ndodhet, ekziston; disa folje në formë joveprore: (s’)shkohet, (s’)rrihet, (s’)rrohet etj. Ndryshimi i foljes sipas mënyrës, kohës, vetës dhe numrit quhet zgjedhim.Si bazë për klasifikimin në zgjedhime merret tema e foljeve në kohën e tashme.Pjesa më e madhe e foljeve që kanë dy a tri tema bazë të njëjta, quhen folje të rregullta.laj, hap, mbyll, qëndis, dëgjoj, derdh, lyej, ziej, pi, rri etj.Disa folje, si: dëgjoj, derdh, lyej etj., pësojnë ndërrime tingujsh dhe mund të dalin me dy a më shumë tema morfologjike. Për të përcaktuar nëse një folje është e rregullt apo e parregullt shihen nëse temat bazë të foljes ndryshojnë apo jo gjatë zgjedhimit. Mbani mend: Foljet njëvetoreFoljet pavetore236
                                
   232   233   234   235   236   237   238   239   240   241   242