Page 24 - Demo
P. 24
FjalorUnë kurrë nuk i kam pasur qejf letrat serioze të shokëve, letrat me gjuhë zyrtare. Që kur isha i ri, më pëlqente humori, historitë zbavitëse, shakatë që gjeja në letrat e miqve të mi dhe tek i lexoja, shkrihesha në gaz, duke harruar disa çaste andrallat e jetës. Edhe unë kur merrja pendën për të shkruar, mundohesha të krijoja ngjarje për të qeshur. Ky zakon më ka mbetur edhe sot e kësaj dite kur flokët më janë thinjur dhe ka filluar të më dalë pak kurrizi.Një mbrëmje më vanë sytë te një njeri që ecte në rrugë vetëm.– U Zalua! Ore, ç’do Zalua këtu? – thashë me vete dhe hapa dritaren për të vështruar më qartë. Sa kohë kishte që ishim ndarë me të! Sa kohë kishte që nuk kishim shkëmbyer ndonjë letër! Unë e dija që ai jetonte mirë e bukur dhe vinte duke u rritur në përgjegjësira. “Bukur, Zalo, bukur,” thosha me vete kur dëgjoja fjalë të mira për të nga ndonjë shok apo nga ndonjë artikull gazete. Me të vërtetë, më bëhej qejfi.– Tani paska ardhur në Tiranë! – thashë dhe u përkula në dritare. Por isha gabuar. Njeriu që ecte në rrugë, nuk ishte ai që kujtoja.Kjo u bë shkak të ulesha e t’i shkruaja një letër mikut tim të vjetër, Zalo Nemërçkës, të mirit të mullixhiut të fshatit tonë, atij fytyrë pikaloshit, që i kishte aq qejf mëllenjat dhe lepujt. Dhe kur i shkruan ndonjë shokut tënd, duke radhitur germat dhe fjalët, të del përpara gjithë fëminia, të kujtohen gjithë peripecitë, shkolla, mësuesit, vajzat...“Isha aty përpara në fshat, – i shkruaja unë Zalos, – dhe tek shkoja arave m’u kujtua bostani i mulla Elmazit. Të bie në mend, kur na e lëshoi qenin atë natë që u futëm të vjedhim? Sa herë e kujtoj, më qeshet, se ti e pësove më keq se unë. Ty, ai qeni i mallkuar, t’i grisi pantallonat, bile edhe brekët... Po mësuesi, kur i futëm në xhep një zhapi të mbështjellë me shami të hundëve? Të kujtohet si u hodh përpjetë në orën e mësimit SHUARJA E HUMORITPara leximitKy tregim është shkruar nga Dritëro Agolli, i njohur për stilin e tij të veçantë që karakterizohet nga notat e spikatura të humorit. Në qendër të tregimit janë letrat që këmbejnë dy shokë të vjetër fëmijërie. Ai që rrëfen, i shkruan shokut të tij një letër të mbushur me humor në të cilën i kujton çapkënllëqet e së shkuarës, kur ishin fëmijë. Në vend të një përgjigjeje me humor, siç ndodhte zakonisht në letrat e mëparshme, ai merr një letër të ftohtë në të cilën toni miqësor është zëvendësuar me seriozitet fals dhe me kritikë për mosrespektimin e pozitës shoqërore. andrallë – kokëçarje, telash. Dritëro Agolli ka qenë shkrimtar, publicist, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ka lëvruar me sukses poezinë dhe prozën. Si poet mund të përmendim librat e tij: “Hapat e mija në asfalt”, “Devoll-Devoll”, “Baballarët”, “Nënë Shqipëri”, “Udhëtoj i menduar”, “Pelegrini i vonuar” etj. Poezia e tij përshkohet nga kulti i vendlindjes, i tokës, i familjes, i prindit, i babait. Ajo sundohet nga bota e gjallë, shpirtëzimi i mjedisit dhe shenjtërimi i natyrës. Në prozë mund të përmendim vëllimin me tregime \si dhe romanet: “Komisari Memo”, “Trëndafili në gotë”, “Arka e djallit”, “Kalorësi lakuriq”. Kontributi më i rëndësishëm letrar në prozë i Agollit, konsiderohet romani “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”. 22

