Page 240 - Demo
P. 240
Morfologji2 Dalloni foljet njëvetore, thoni se ç’tregojnë ato. Drita u venit edhe më. Vajza ndezi llambën. Mësuesi dukej pak i vrarë nga lodhja e rrugës, pinte ujë si pa dëshirë dhe heshtja e tij shprehte një nga ato rastet kur gjëja më e udhës është që mikun ta ftosh për gjumë. Në verë frynte vazhdimisht një erë e lehtë nanuritëse, në vjeshtë era lodhej e shushurinte si fllad duke sjellë ca klithma të largëta zogjsh. Do ta fajësonte veten, asgjë më të mençur s’mund të bënte. Kur arritëm në fshat, ishte natë. Nëpër re voziste hëna e ngrënë. 3 Në vend të vizave vendosni foljen e duhur. Gjeni foljet pavetore dhe përcaktoni se çfarë tregojnë ato. ka, të shëtitnin, kishte, rrihej, bën, duhet, frynte, mund, ndodh, s’jetohetNë pyllin pranë __________ disa lloje kafshësh. Kështu __________ gjithnjë me shokun tim. Nga jugu po vrenjtej dhe __________ një erë e lehtë shiu. Në dimër __________ pa zjarr. Në rrugë __________ shumë njerëz. Të dielave pasdite e kishin zakon __________ te kodrat e liqenit për disa orë. Për një përshkrim të suksesshëm __________ bërë një vëzhgim i vëmendshëm. Ne __________ ta përshkruajmë historinë edhe me gojë, edhe me shkrim. Fëmijës nuk i __________ në një vend dhe lëvizte në çdo cep të dhomës. Është mëngjes herët dhe __________ ftohtë. Nuk duhet nxituar. 4 Formoni gjashtë fjali në të cilat foljet vij, kam, jetoj të përdoren, si: a. folje vetore; b. folje pavetore.5 Nënvizoni me një vijë foljet me kuptim të plotë dhe me dy vija foljet gjysmëndihmëse.Përcaktoni nëse janë folje vetore, pavetore apo njëvetore. Nga përshëndetja e ftohtë që më dha ai, munda të shquaja një shkëndijë inati e pakënaqësie që shkrepi në sytë e tij. Shpërndarja e lajmit do bërë shpejt e në të gjithë vendin. Thuhet se kjo shkollë do të rindërtohet së shpejti. Filloi të lëvizte ngadalë këmbën e vrarë. Ka shkuar dikush me Artën, se ndoshta ka nevojë për ndihmë? Agimi do të rrinte atje, gjatë pushimeve verore. Mund të ndodhë që fëmija nuk mund të jetë i pranishëm. Këtu s’rrihet më. Atëherë mendimin e tij e shprehën të afërmit që kujdeseshin për të. Nisi të këndonte me atë zërin e saj të ëmbël e drithërues.6 Gjeni foljet e parregullta dhe përcaktoni se në ç’kohë, vetë e numër janë përdorur. – Faleminderit, – tha vajza me keqardhje. – Tani sa hëngra mëngjesin... Nuk mund të ha më. – Nuk na pa, – mërmëriti plaku. Kushedi ku e ka mendjen. E shoh unë kur vjen në verë për pushime, rri si i trullosur. Të gjitha këto përkujdesje tregonin hapur se ai e kishte harruar ditëlindjen e nipit të tij, se fjala që kishte thënë para se të shkonin në stacion, ishte tretur si kripa në ujë. – Nuk dashka të më takojë tani, – tha ai duke tërhequr dosjen. Ushtrime238

