Page 241 - Demo
P. 241


                                    MorfologjiMbani mend: Kategoria e diatezës shpreh gjendjen e kryefjalës së fjalisë, e cila mund të paraqitet herë si vepruese e herë si pësuese. Diatezë mund të kenë vetëm ato folje që përdoren në të dyja format. Foljet pavetore dhe shumë nga foljet njëvetore nuk kanë diatezë.Ky ndryshim i gjendjes së kryefjalës shprehet edhe me forma të veçanta gramatikore foljore, të quajtura forma veprore dhe forma joveprore. Foljet në formën veprore përdoren në fjali, kur tregohet se veprimin e saj e kryen kryefjala.Në tekstin e mësipërm, foljet janë në formën veprore apo joveprore?Folësi mund ta paraqesë veprimin që shpreh, si: të vërtetë, të mundshëm, të dëshirueshëm,si: urdhër, kërkesë, këshillë, por edhe si habi.Folja e paraqet veprimin e emërtuar prej saj si të vërtetë në mënyrën dëftore dhe në mënyrën habitore. Mënyra dëftore ka 10 kohë: e tashme, e pakryer, e kryer e thjeshtë, e kryer, më se e kryer, e kryer e tejshkuar, e ardhme, e ardhme e përparme, e ardhme së shkuarës, e ardhme e përparme e së shkuarës.Dalloni në tekst foljet në mënyrën dëftore. Përcaktoni kohën, vetën dhe numrin e tyre.Grekët ishin pikëlluar dhe kishin humbur shpresat. A do të mund të fitonin mbi Trojën? Edhe po të fitonin, kur do të ndodhte kjo? Dhjetë vjet larg atdheut e familjeve tashmë qenë mërzitur nga lufta dhe s’kishin më guxim ta vazhdonin. Njëri pas tjetrit, luftëtarët vendosën t’i jepnin fund kësaj lufte të ashpër e të gjatë dhe të ktheheshin në atdheun e tyre, por ua ndryshoi mendimin mbreti i zgjuar e dinak i Itakës, Odiseja. (“Tregime mitologjike”) Mënyra dëftoreForma veprore e foljeve 18239
                                
   235   236   237   238   239   240   241   242   243   244   245