Page 244 - Demo
P. 244


                                    2 Shkruani fjalitë, pasi të keni menduar se në ç’mënyrë, kohë e formë do të vihen foljet në kllapa.Rrofshi! Ju _______________ (bëj) dita një mijë!_______________ (kaloj) ditë sa më të bukur sot! Gaz _______________ (kam)!_____________ (lë), - tha Artani. Lëreni Besën të këndojë. Kush ka qejf ___________ (këndoj) le ta provojë.Ikni, - u thirri shokëve. _______________ (ik), se nuk lëviz dot. _______________ (jam) i sëmurë. Kjo linjë ___________ (jam) e lirë, kështu që mund ___________ (përdor) si mjet transmetimi për internetin.Herë tjetër _______________ (shkruaj) më me kudjes._______________ (dal) tani, - tha mësuesi. - Gjatë rrugës nuk _______________ (dua) asnjë fjalë. _______________ (jam) në vendin tënd, _______________ (kërkoj) të falur për çdo fjalë të thënë. Tani fushat _______________ (mbush) me kërcej të verdhë e të kalbur.Përderisa _______________ (vendos) të ikësh, unë nuk _______________ (pengoj).Edhe ai, po _______________ (jam) më i ri, do të kishte punuar pa pushim.3 Nënvizoni foljet në formën veprore dhe përcaktoni mënyrën, kohën, vetën e tyre.a) Njëherë, meqë ra fjala, një plak si ti, vajti në pazar. Sheh një kalë, i vjen rrotull, e vëren mbarë e prapë. – S’ka të sharë! Ta ka lënë yt atë, a e ke rritur vetë? – e pyet të zotin. – E kam rritur vetë! – i përgjigjet me mburrje ky.“S’qenka ai që dua të blej unë”, – thotë plaku me vete dhe shkon më tej. Xha Simoja qeshi nën mustaqe, se ai vetë ia kishte treguar mësuesit këtë ngjarje. “Dreqi vetë paske qenë”, – i kishte thënë.b) E paskësh humbur besimin në forcat e tij. Njeriu, po humbi besimin, bëhet i plogët, i qullët e s’vlen për asgjë.c) Jo, vëlla, s’qenka e thjeshtë të jesh përgjegjës grupi!4 Foljet në fjalitë e mëposhtme shndërrojini në formën veprore, sipas shembullit të dhënë. Rishkruani fjalitë. Çfarë vini re?Çelësat e thesarit të madh të gjuhës ruhen nga populli.Populli ruan çelësat e thesarit të madh të gjuhës.Sa biseda të zjarrta janë bërë nga njerëzit për plazhet e bukura të Shqipërisë!___________________________________________________________________________________________________________Altini u prit nga shokët me duartrokitje e brohoritje.___________________________________________________________________________________________________________Ai, si gjahtar, s’mposhtej as nga lodhja, as nga etja, as nga uria.___________________________________________________________________________________________________________Astriti ishte rrëmbyer nga një dëshirë e madhe për dituri.___________________________________________________________________________________________________________Këto punime qenkan përgatitur nga ti!___________________________________________________________________________________________________________5 Përshkruani me disa fjali se si do të kishte qenë fundjava juaj nëse do të kishte qenë kohë më e mirë. Nënvizoni foljet në formën veprore dhe tregoni mënyrën, kohën, vetën dhe numrin e tyre.MorfologjiUshtrime242
                                
   238   239   240   241   242   243   244   245   246   247   248