Page 245 - Demo
P. 245
MorfologjiFormat joveprore ndërtohen:a) me mbaresa që janë të ndryshme nga ato të formës veprore; b) me pjesëzën u në kohën e kryer të thjeshtë të mënyrës dëftore;c) me ndihmën e foljesjam për të formuar kohë të përbëra.Në tekstin e mësipërm, foljet u kujtua, u zhyta, bëhem janë në formën joveprore. Si ndërtohen format joveprore të foljeve?Foljet në formën joveprore përdoren kur tregohet se veprimin e shprehur në fjali nuk e kryen, por e pëson kryefjala.Dalloni në tekstin përbri foljet në formën veprore.Po foljet me shkronja të zeza, në ç’formë janë?“Letra është më e durueshme se njerëzit” M’u kujtua ky proverb një ditë kur e ndjeva veten paksa të trishtuar dhe, duke mbështetur kokën në duar, nuk dija ç’të bëja: të rrija në shtëpi apo të dilja. Më në fund nuk luajta vendit dhe u zhyta në mendime. Po letra është me të vërtetë e durueshme, dhe unë nuk kam ndër mend që këtë fletore, me emrin e bujshëm “ditar” t’ia tregoj ndokujt, përveç ndonjë shoku ose shoqeje të denjë për këtë emër. Prandaj nuk më bëhet vonë, nëse ky ditar nuk do t’i interesojë askujt tjetër.a) Me mbaresa e ndërtojnë formën joveprore këto kohë: e tashmja dhe e pakryera e mënyrës dëftore;e tashmja dhe e pakryera e mënyrës lidhore;e ardhmja e mënyrës dëftore.Veta Koha e tashme Koha e pakryerZgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi I Zgjedhimi IIunë la-hem hap-em la-hesha hap-eshati la-hesh hap-esh la-heshe hap-esheai/ajo la-het hap-et la-hej hap-ejne la-hemi hap-emi la-heshim hap-eshimju la-heni hap-eni la-heshit hap-eshit ata/ato la-hen hap-en la-heshin hap-eshinVeta njëjësKoha e ardhme Veta shumësKoha e ardhmeZgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi I Zgjedhimi IIunë do të la-hem do të hap-em ne do të la-hemi do të hap-emiti do të la-hesh do të hap-esh ju do të la-heni do të hap-eniai/ajo do të la-het do të hap-et ata/ato do të la-hen do të hap-enForma joveprore e foljeve 19243

