Page 248 - Demo
P. 248


                                    Morfologji2 Tregoni mjetet gramatikore me të cilat është formuar forma joveprore e foljeve.përcillesha ________________; u zbavita _________________; do të largoheshin ___________; ishin parë _________________;dëgjohej __________________; qeshë mësuar ______________;është stërvitur ______________; do të tregohej ______________;ishte tërbuar _______________; u menduam ________________.3 Vini në vend të vizave foljet e formës joveprore dhe përcaktoni se në ç’kohë dhe vetë janë ato.shihem merrem përpiqem afrohem nisem shuhem takohem mallëngjehemDjali ___________________ gjithmonë kur sheh fotot e gjyshërve të tij.Ne nuk e dinim se autobusi për në Vlorë ___________________ në orën 7.00 të mëngjesit.Arta me Verën po ___________________ drejt nesh me një tufë të madhe me lule.Ndonëse ata janë kushërinj të parë, ___________________ me njëri-tjetrin vetëm një herë në vit.Në shtëpinë tuaj dritat ___________________ shumë vonë.Pasdite mamaja ___________________ me punët e shtëpisë. Gjatë fundjavës, në Durrës ___________________ shpesh me disa shoqe të kursit të baletit.  Anila ___________________ të mos mungonte asnjëherë në shkollë, që të mos mbetej prapa në mësime. 4 Kthejini foljet e ushtrimit të mësipërm në kohën e pakryer të mënyrës dëftore sipas shembullit të dhënë.Djali mallëngjehet gjithmonë kur sheh fotot e gjyshërve të tij.Djali mallëngjehej kur shihte fotot e gjyshërve të tij.5 Qarkoni fjalitë ku fjalëza u shërben si pjesëz për të formuar kohën e kryer të thjeshtë të formës joveprore. U dërgoi të gjithëve nga një kartolinë për festat. Duhet t’u flasësh shoqeve e të mos bësh debate të kota me to. U uroi mirëseardhjen të gjithëve dhe filloi t’i sqaronte për arsyet e takimit. Pas pak, Drini u ngrit dhe u nis për në shtëpi, i kredhur në mendime për historinë që dëgjoi. Agimi u ul në kompjuter për t’i shkruar një letër motrës së tij. Ua përsëriti disa herë mësimin, por ata përsëri nuk e kuptuan.  Mos u hani kot me njëri-tjetrin.6 Shkruani foljet e mëposhtme në format e kërkuara dhe krijoni nga një fjali me to.caktoj __________ V. III, n. njëjës, e tashme, forma veprore, lidhore __________ V. III, n. njëjës, e tashme, forma joveprore, lidhore __________ V. I, n. shumës, e kryer, forma joveprore, habitore __________ V. II, n. njëjës, e kryer, forma joveprore, kushtorevendos __________ V. II, n. njëjës, e pakryer, forma joveprore, dëftore __________ V. II, n. shumës, e tashme, forma joveprore, dëshirore __________ V. III, n. shumës, e kryer, forma joveprore, habitore __________ V. III, n. njëjës, koha më se e kryer, forma joveprore, dëftore7 Bëni një përshkrim të aktiviteteve që bëni në një ditë të zakonshme, duke përdorur folje në formën joveprore.Ushtrime246
                                
   242   243   244   245   246   247   248   249   250   251   252