Page 249 - Demo
P. 249


                                    Morfologji1 Dalloni në paragrafin e mëposhtëm folje që janë përdorur: në kuptim të plotë leksikor, si ndihmëse, gjysmëndihmëse dhe si këpujë. Grupojini këto folje në tabelën e mëposhtme.Kur u zgjua, kishte kohë që kish dalë dielli. Dita ishte e kthjellët, me një shkëlqim të bardhë vjeshtak, po ai ndiente akoma në shpirt hijen e rëndë të natës. Zuri të ecte dhe sipas dredhimeve e ngjitje-zbritjeve që merrte rruga, i dukej sikur rrotull tij lëviznin ngadalë majat e maleve, drurët e pyjeve, horizontet e afërta, fletët e florinjta që binin e s’kishin të sosur. E ndiente veten të përgjumur. Sa i thellë kish qenë ky gjumi i mëngjesit! Si në fëmijëri. Dëgjohej përsëri cicërima e gushëkuqve me gushë të verdhë, ajri ishte zbutur e ishte ngrohur dhe s’lëvizte asgjë. Pastaj filloi të frynte një erë e vagët, që rënkonte e psherëtinte në rrugët e largëta.  “Krastakraus”, Bilal XhaferriFolje në kuptim të plotë leksikor Folje ndihmëse Folje gjysmëndihmëse Folje këpujë 2 Dalloni foljet njëvetore dhe foljet pavetore në paragrafin e dhënë.Djali mbajti këmbët. Që tej hungëriti një ujk. Pylli oshtiu prej hungërimës së vetmuar, e cila më pas u shoqërua edhe nga dy-tri të tjera. Vazhdonte të ecte nëpër atë pyll të shkretë me dëborën që binte dendur. Befas iu duk se pa një siluetë të zezë pas pishave të larta. Ndodh që në net dhe vende të tilla trembesh. Kjo nuk ishte aspak turp. Dihet që njeriu e mban frikën brenda vetes dhe e tregon në situata të tilla. Ja, sot kish qëlluar të ishte i vetëm, atje në pyllin e madh dhe të errët, vetëm me frikën e tij, erën që frynte dhe ujqërit që hungërinin.3 Shkruani mohoren, përcjelloren dhe formën e pashtjelluar të njëkohësisë së foljeve: bind, dal, veproj, tregoj Formoni nga një fjali me këto forma të pashtjelluara, në zgjedhimin jovepror, sipas shembullit të dhënë.bind – pa bindur, për të bindur, një të bindurPa u bindur për këtë gjë, nuk të jap leje të vazhdosh.Duke u bindur në sinqeritetin e fjalëve të saj, besuam që po na rrëfente të vërtetën.Me t’u bindur se e motra nuk po e gënjente, zbriti shkallët rrëmbimthi.4 Krijoni një tekst të shkurtër me temë “Një festë e paharrueshme me miqtë e mi”, në të cilin të përdorni folje njëvetore, pavetore, si dhe folje vetore në formën veprore dhe joveprore.Ushtrime për foljet njëvetore, pavetore. Forma veprore dhe joveprore 20247
                                
   243   244   245   246   247   248   249   250   251   252   253