Page 25 - Demo
P. 25


                                    Fjalortë natyrës, kur u zgjidh shamia dhe kërceu zhapiu nga xhepi? A të vjen në mend kur të thërrisnim me llagapin “abrash” dhe ti nxeheshe e na ndiqje me gurë? Oh ç’rrufjanë kemi qenë more Zalo!”E kështu i shkrojta një letër të gjatë sa një tregim, që botohet në “Drita” apo “Hosteni”. Ajo ishte nga ato letrat e mia plot humor që nuk të mërzitin duke i lexuar, përkundrazi, të zbavitin. E mbylla në një zarf dhe ia nisa me postë për në Vlorë, se atje jetonte me gruan dhe fëmijët e tij. Pas nja dhjetë ditëve, erdhi postieri tek unë dhe më dha një zarf me ca pulla të bukura. Ishte nga Zalo Nemërçka. E hapa me një frymë. I thirra edhe gruas të vinte ta lexonim bashkë, se asaj i pëlqenin letrat e dikurshme të Zalos, pasi ai dinte të tregonte edhe se si e shoqja i kërkonte fustane të mira, e si vinin të dy në mapo, e si ziheshin, pasi nuk binin dakord për ngjyrën e materialit që do të blinin. Dhe tani përsëri, ne kishim në dorë letrën e mikut tonë të dashur. Kokë për kokë me gruan filluam të lexojmë. Po ç’patëm vallë, që pas dy-tri radhëve e premë fytyrën, i hoqëm sytë nga germat dhe shikuam shokushokun? Nuk është e mundur! Ku vajti gjithë ai humor i tij? Ku fluturoi gjithë ai gaz i tij që buronte nga çdo radhë e letrave? Nuk është e mundur.“Shoku Hysen, – shkruante ai, – duke studiuar me seriozitet letrën tuaj, drejtuar në adresën time me datën 14 maj të vitit në vazhdim, jam i detyruar t’ju përgjigjem si më poshtë vijon:E para: ne jemi tani njerëz të rritur, kemi punë me përgjegjësira, drejtojmë sektorë të ndryshëm të ekonomisë apo të kulturës sonë popullore dhe nuk është aspak e hijshme të merremi me gjëra që nuk janë serioze. Ju akoma jetoni me kujtimet e shkuara dhe s’keni sensin e kohës. Nuk është etike të më përmendni në letër në mënyrë banale as bostanet e mulla Elmazit, të atij njeriu anadollak që i përket të kaluarës, dhe as të shpifni në mënyrë djallëzore, se gjoja unë, kur isha i vogël, qenkam sjellë keq me mësuesit e mi dhe paskam përdorur mjete dhe metoda rrugaçësh për të ulur autoritetin e tyre, siç janë zhapinjtë, apo lloje të tjera të botës shtazore.llagap – këtu: nofkë.abrash – me flokë e vetulla të bardheme.rrufjan – ai që bën punë të këqija dhe që vepron me dredhi e me pabesi.mapo – kështu quheshin dikur disa dyqane.mulla – titull i lartë që i jepet një hoxhe të ditur.anadollak – ai që ndjek zakone të vjetruara e prapanike. 23
                                
   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29