Page 250 - Demo
P. 250


                                    MorfologjiParafjala Parafjala është ajo fjalë e pandryshueshme e ligjëratës që lidh një emër, përemër ose numëror me një pjesë tjetër të ligjëratës, me një folje, emër, përemër, mbiemër.doli nga shtëpia shkoi me shoqen lëvizja drejt tokës disa prej tyre i ri në moshë pesë prej nxënësve Fjalët nga, me, drejt, prej, në janë parafjalë që shërbejnë për të lidhur e për të shprehur marrëdhënie të ndryshme sintaksore mes fjalëve.Parafjalët janë fjalë shërbyese, pasi nuk funksionojnë më vete si gjymtyrë fjalie. Ato përdoren pranë një emri, përemri, numërori, çdo pjese ligjërate të emërzuar, rrallë edhe pranë një ndajfoljeje, duke e vendosur apo drejtuar fjalën pranë së cilës përdoren në një rasë të caktuar.  Lexoni tekstin dhe vëreni fjalët e nënvizuara.Përcaktoni se ç’pjesë ligjërate janë dhe pse përdoren.Në Epokën e Gurit, fëmijët luanin me gurë zalli, me fara, me guaska, me pendë etj. Nga Egjipti i Lashtë kanë mbijetuar kukulla, lodra e lojëra të tjera, por dihet, gjithashtu, se në mesjetë, në panaire shiteshin lodra. Sipas rasës që caktojnë, parafjalët ndahen në:parafjalë që kërkojnë rasën emërore: nga, te/tek: nga shtëpia, te sheshi, tek ura;parafjalë që kërkojnë rasën kallëzore: me, pa, më, në, për, nëpër, mbi, përmbi, për në etj.:me mësime, në shkollë, nëpër rrugë, mbi tavolinë, për në Kosovë; parafjalë që kërkojnë rasën rrjedhore: prej, ndaj, sipas, pranë, afër, larg, sipër, gjatë, përpara, pas, buzë, majë, rrëzë, falë etj.: prej Tirane, sipas kritereve, para shtëpisë, buzë liqenit, rrëzë malit;parafjalë që kërkojnë rasën gjinore: me anë, me anën, nga shkaku, për arsye, për shkak, në vend, në drejtim: me anë të fjalorit, nga shkaku i të ftohtit, në vend të parathënies, në drejtimtë malit.21 Parafjalët dhe lokucionet parafjalore248
                                
   244   245   246   247   248   249   250   251   252   253   254