Page 251 - Demo
P. 251
MorfologjiKujdesLokucioni parafjalor në mes kur vendoset përpara një emri e drejton atë drejt rasës gjinore, ndërsa kur lidhet me një përemër e drejton përemrin drejt rasës rrjedhore: Trokiti në derë në mes të natës.U ndodha papritmas në mes jush.Parafjalët në gjuhën shqipe përdoren në një rasë të caktuar, por ka parafjalë që përdoren në më shumë se një rasë (parafjalët për, ndaj). Për shembull:për + emër në rasën kallëzore (pyes për vajzën)për + emër në rasën rrjedhore (e kapi për dore)ndaj + emër në rasën rrjedhore (dashuria ndaj atdheut)ndaj + emër në rasën kallëzore (u kthye ndaj të gdhirë)Një numër të madh parafjalësh zënë edhe lokucionet parafjalore, të cilat përbëhen prej dy ose më shumë fjalësh të veçanta, që përdoren kryesisht të shoqëruara me emra:në rasën gjinore: me anë, me anën, në drejtim, për punë, në saje, për shkak, në vend etj.: zgjidhej me anë të bisedimeve u kthye në drejtim të detit mbaheshin në saje të ndihmavee kam në vend të vëllait etj.kallëzore: bashkë me, tok me, në lidhje me, në përshtatje me etj.:u organizua bashkë me drejtorinëu caktua në përputhje me kërkesatrrjedhore, si: në mes, me anë:mbeti për t’u zgjidhur me anë bisedimeshnë mes grurit dukej një pemëLokucionet parafjalore1 Formoni fjali duke lidhur me shigjetë grupin e fjalëve me emrin me parafjalë në të djathtë. Tregoni se ç’marrëdhënie shprehin.Njerëzit ecnin nga Gjermania. Mendimet e tij ia kishte shprehur për disa çaste. Pasi u takuan, nisi ta pyesë në klasë.Këto fotografi do të më duhen për albumin e klasës për javën tjetër.Filmi do të fillojë brenda shtëpisë.Një fëmijë qante me të madhe diku anës trotuareve.Në lagjen time, rruga u përmbyt në fillim.E paraqitën projektin që nga uji.U vendos qetësia gjatë mbledhjes.Na erdhën disa miq për familjen e tij.2 Gjeni parafjalët dhe tregoni se cilës rasë i përket secila prej tyre.a) Dritat mund të përdoren për të krijuar pamje shumë tërheqëse. Figuracionet me dritat lazer përdoren shpesh në koncertet e muzikës pop. Rrezet e lazerit, të cilat lëvizin duke krijuar figura në ajër, kontrollohen nga kompjuteri. b) Kur drita bie mbi një sipërfaqe shumë të lëmuar, ajo reflektohet nga sipërfaqja. Në qoftë se bie në pasqyrë me njëfarë këndi, ajo rikthehet saktësisht në po atë kënd.Ushtrime249

