Page 252 - Demo
P. 252
c) Ajri është përzierja e gazeve që ju thithni gjatë frymëmarrjes. Ju s’mund ta shihni, s’mund ta nuhatni dhe nuk mund ta shijoni ajrin, por ai ndodhet kudo rreth jush. ç) Edhe planeti ynë, Toka, rrethohet nga shtresa ajri, të cilat formojnë atmosferën e saj. d) Oksigjeni është një gaz që gjendet në ajër dhe është i domosdoshëm për jetesën e gjallesave.3 Në vend të vizave vendosni parafjalën a lokucionin parafjalor. Tregoni se cilat fjalë lidhin.brenda për nga ana për në në mes në drejtim përveç ngaNë qytetin tonë u hap një shkollë e lartë _______________mësues.Të gjithë heshtën _______________mikut tim.Furgoni ndaloi si pa kuptuar _______________ të autostradës.Pas një ore, avioni niset _______________ Itali.Stadiumi u boshatis _______________pesë minutash. _______________ jush gjeta një atmosferë shumë të ngrohtë. Ky aktivitet ishte organizuar _______________ e Drejtorisë Arsimore. _______________një pe, _______________një gjilpërë, vajti dëm një gunë e tërë.Fëmijët shkëputen me zor _______________ kujtimet e së kaluarës.Bëri dy hapa _______________ të bashkisë. 4 Qarkoni fjalitë kur fjalët lidhur, ngjitur, kundërshtim, krahasim, përfshirë përdoren si parafjalë a lokucione parafjalore.E mbante qenin lidhur me zinxhirë. Në krahasim me vitin e kaluar, sivjet ka pasur temperatura më të larta.Dha urdhër në kundërshtim me vendimin e marrë para një muaji.Krahasimi vazhdimisht me të kaluarën tregon se ritmet e ekonomisë janë më të kënaqshme.Kundërshtimi i vendimit të arbitrit çoi në daljen jashtë nga loja të kapitenit të skuadrës. Në tryezën e rrumbullakët morën pjesë të gjitha partitë, përfshirë partinë më të re, të krijuar javën e fundit.Ai diskutoi gjerë e gjatë lidhur me këtë çështje.Ngjitur me shkollën ndodhej një kënd lojërash, ndërtuar vitin e fundit nga bashkia. Krahasuar vazhdimisht me të kaluarën, ritmet e ekonomisë janë më të kënaqshme.Letra ngjitur me zamkë, u lag nga shiu.5 Dalloni parafjalët dhe lokucionet parafjalore. Tregoni se çfarë lidhin. I shikoja me anën e kujtesës të gjitha imtësitë, e kisha bërë atë udhë me qindra, ndoshta me mijëra herë dhe e njihja çdo qoshe rruge, çdo gardh, çdo pemë, çdo buzë trotuari. Evisi kishte mjaft ditë që mungonte në shkollë dhe, në bazë të rregullores, rrezikonte të përjashtohej. Në anën e pasme të letrës, shoku i kishte shkruar disa rreshta në gjuhë të huaj, me disa fjalë të pakuptueshme për të, që i përktheu me anë të fjalorit. Një brez stofi i përdorur iu lidh rreth mesi për të mbajtur kapotën në vend. Nuk dihet shkaku i vërtetë. Më në fund ata u larguan me një makinë me ngjyrë të kuqe. Për shkak të shiut të rrëmbyeshëm, nuk doli nga shtëpia atë ditë. Në ballë të odës qëndronte më i vjetri i familjes. Me përjashtim të Anisës, të gjitha vajzat e tjera qeshën me të madhe. 6 Shkruani disa fjali për filmat që pëlqeni, në të cilat të përdorni parafjalë dhe lokucione parafjalore.MorfologjiUshtrime250

