Page 253 - Demo
P. 253
MorfologjiNdajfoljaDisa parafjalë përkojnë në formë me ndajfoljet dhe dallohen prej tyre vetëm nga funksioni.Ndajfolja është ajo fjalë e pandryshueshme e ligjëratës që tregon një tipar të veprimit a të gjendjes së treguar nga folja ose një emër a mbiemër prejfoljor. Ndajfolja qëndron pranë foljes, zakonisht pas saj, ndërsa, kur lidhet me emra ose mbiemra, qëndron pas tyre. Lëre, mos fol tani. Më qëndro afër.Të ngriturit herët e gjallëron trupin. Kjo është punë e menduar mirë. Plotësoni tabelën duke vendosur ndajfoljet e mëposhtme sipas llojit:aty, andej, gjithnjë, kaq, këndej, pak, atje, djathtas, paradite, njëherë, askurrë, mbrëmë, majtas, këtu, prapa, lart, pardje, keq, jashtë, pupthi, mot, brenda, tutje, barkas, pranë, tepër, bukur, ngadalë, haptazi, përpara, mënjanë, kudo, gjëkundi, në të djathtë, herët, vonë, tani, pastaj, shpejt, sot, nesër, vjet, kurdoherë, kurrë, asnjëherë, ditë për ditë, asgjëkund, herë pas here, aq, shumë, mjaft, më, dy herë, prapa, njëfish, qëmenatë, mirë, shpejt, barkazi, haptas, ngultas, egërsisht, trimërisht, nxitimthi, gjithmonë.Ndajfoljevendi kohe shkaku mënyre sasiePër të dalluar se kur fjalët, si: para, prapa, poshtë, sipër, afër etj., janë ndajfolje dhe kur parafjalë, duhen parë lidhjet e tyre në fjali. Këto fjalë janë parafjalë kur ndiqen nga një emër, përemër a numëror themelor. Në qoftë se jo, atëherë këto fjalë janë ndajfolje.ndajfolje parafjalëpara Shkoi para. Qëndronte para televizorit.përpara Mos më dil përpara! Mos dil përpara meje!larg Iku larg. Jeton larg qendrës.përreth Shikonte përreth. Makinat parkohen përreth shtëpisë.jashtë Doli jashtë. Shkoi jashtë shtetit.sipër Avioni kaloi sipër. Zogjtë po fluturonin sipër pallatit.rrotull Vjen rrotull. Luanin rrotull ndërtesës.përballë Rrinin përballë. Kishin mbetur vetëm përballë njëri-tjetrit.kundër Ai doli kundër. Ai doli kundër meje.Dallimi iparafjalëve ngandajfoljetDallimi i parafjalëve nga ndajfoljet dhe nga emrat me të njëjtën formë 22251

