Page 254 - Demo
P. 254
Dallimi i parafjalëve nga emrat me të njëjtën formëDisa parafjalë përkojnë në formë me emrat, si p.sh.: buzë, majë, rreth, rrëzë, bazë, drejtim etj. Ato dallohen prej tyre vetëm nga funksioni.emër parafjalëmajë Në majë të malit kishte borë. Majë malit s’kishte borë.buzë Ishte në buzë të detit. Shëtiste buzë detit. mes Në mes të dhomës ishte një dollap.Udhëtuan mes erës e shiut.shkak Erdhi për këtë shkak. Për shkak të shiut nuk doli.anë Qëndronte në anën e majtë. Qëndronte anë rrugës.drejtim Ecte në drejtim të panjohur. Lundronin në drejtim të rrjedhës.bazë Kjo bazë ushtarake ishte larg. Në bazë të lajmit mund të të tregoj. 1 Dalloni parafjalët në pjesën e mëposhtme duke treguar çfarë lidhin dhe cilës rasë i përket secila prej tyre.Bota dukej si e shurdhët. Qyteti ynë nuk po e merrte veten nga tronditja. S’ishte më e fshehtë për askënd se turistët holandezë ishin larguar para kohe prej ngjarjes. Pas darke shkoi në dhomën e gjumit. Nxori shënimet nga çanta dhe nisi t’i shfletonte. Sytë i dhembnin nga lodhja. Shkronjat mezi lexoheshin, sikur nuk ishin shkruar prej dorës së tij. Fraza pa krye, pa bisht, si nepërka të masakruara. Iknin për të më mërzitur mua. (I. Kadare)2 Gjeni parafjalët, përcaktoni si janë formuar dhe me ç’pjesë të ligjëratës përkojnë nga forma.Për shkakun e sëmundjes së saj, prindërit vendosën të qëndronin në fshat. Me përjashtim të fjetjes, krejt jeta shtëpiake kishte vërshuar drejt kësaj kthine të vetme, dhomës së bukës.Çmimi vendoset në përgjithësi në bazë të kostos.Për të ardhmen, drejtoria do t’i përcaktojë detyrat në varësi të zhvillimit të ngjarjeve. Këtë herë, Meti mendonte se respekti për të do të shtohej, pasi po shkonte te miqtë në këmbë të të atit.Në dallim nga të tjerët, ai nuk pinte asnjë lloj çaji. Aktiviteti i nesërm do të kryhej në bazë shkolle, prandaj edhe kërkohej vëmendje dhe përqendrim i madh. Lola shihte se në krahasim me vitin e kaluar, kërkesat për pjesëmarrje këtë vit ishin më të shumta.MorfologjiUshtrime252

