Page 256 - Demo
P. 256
Lidhëza Lidhëza bën pjesë në grupin e fjalëve të pandryshueshme. Ajo shërben për të lidhur dy gjymtyrë ose dy pjesë të një fjalie të përbërë. Retë e zeza kishin pushtuar qiellin dhe dukeshin sikur ishin bashkuar me detin. Në një kohë të tillë, kur është e pamundur të shihet edhe disa metra përpara, një anije e vogël lëvizte me shpejtësi mbi dallgët që ngriheshin furishëm. Çdo minutë që kalonte ia shtonte egërsinë detit. Kishin dy ditë që luftonin me dallgët e frikshme. Kurnë mëngjes u duk vija bregdetare, erdhi edhe lajmi i mirë i ndihmësmarinarit: - Tokë!... Tokë!(M. Ende, “Historia pa mbarim”)LIDHËZATbashkërenditëse nënrenditëse Përcaktoni se ç’pjesë ligjërate janë fjalët me shkronja të zeza.Cili është roli i tyre?Alma dhe Andrea hynë pa trokitur në dhomë. U bë e qartë se duhet punuar më fort për këtë semestër.Lidhëzat bashkërenditëse lidhin gjymtyrë, fjalë apo pjesë të një fjalie të përbërë që kryejnë po të njëjtën funksion në fjali, pra shprehin raporte barazie.Lidhëza bashkërenditëse:Shtuese: dhe, edhe, e, jo vetëm… por dhe, jo vetëm… por as etj. Zjarri dhe uji nuk bashkohen dot.Kundërshtuese: kurse, ndërsa, po, por, mirëpo, veç etj.E keqja s’i vjen kurrë njeriut nga urtësia, po nga mendjemadhësia.Veçuese: a, ose, ose… ose, ja… ja etj.Gjithçka mbaronte ose fillonte këtu.Përmbyllëse: prandaj, ndaj, pra, pa etj.E dija që duhej korrigjuar, prandaj ta dhashë.Lidhëzat nënrenditëse lidhin dy pjesë të një fjalie të përbërë, ku njëra është kryesore e tjera është e varur (e nënrenditur) prej saj. Lidhëzat bashkërenditëseLidhëzat nënrenditëseMorfologji23 Dallimi i lidhëzave nga përemrat254

