Page 257 - Demo
P. 257


                                    Lidhëza ftilluese: se, që, të cilat shërbejnë për të shprehur vetëm marrëdhënie varësie:E kuptoi që nuk doja ta shoqëroja.Lidhëza vendore: ku, nga, tek, ngado që, kudo që etj.Ku hyn dielli, nuk hyn mjeku.Lidhëza kohore: kur, pasi, sa, si, sapo, ndërsa, gjersa, që kur, sa herë që, qysh se etj. Në verë, kur ata të shkonin me pushime, shtëpia do të rregullohej e tëra.Lidhëza shkakore: se, sepse, që, meqë, meqenëse, nga shkaku se, ngaqë etj.Do të niset me traget, meqenëse nuk gjeti bileta avioni.Lidhëza qëllimore: që, me qëllim që, në mënyrë që.Me qëllim që të zhdukeshin pasojat e përmbytjeve, ata punonin ditë e natë. Lidhëza kushtore: nëse, në, në qoftë se, po, po qe se, sikur, në qoftë se etj.Në rast se e takoni, bëjini të fala nga ana ime.Lidhëza krahasore-mënyrore: sa, se, sesa, si, siç, porsi, sikurse, ashtu si (ç) etj. S’ka gjë më të mërzitshme, sesa të presësh i vetëm me orë të tëra. Lidhëza rrjedhimore: sa, saqë, aq sa, kështu që etj.Jashtë ishte ftohtë, kështu që ata e kalonin kohën e lirë brenda.Lidhëza lejore: sado, sadoqë, sido (që), megjithëse, megjithëqë, edhe pse etj.Megjithëse ishte i sëmurë, ai vazhdonte të lexonte.Disa lidhëza, si: se, që, sikur, si, sa, përdoren në lloje të ndryshme fjalish të përbëra.Lidhëza që përdoret si ftilluese, qëllimore, rrjedhimore, shkakore; lidhëza se përdoret si ftilluese, shkakore, krahasore; lidhëza sikur përdoret si ftilluese, kushtore, mënyrore etj. Disa lidhëza përkojnë në formë me përemrin lidhor që dhe me përemrat pyetës sa, se.Lidhëza qëFtilluese: Nxënësi donte që të vinte në këtë shkollë.Shkakore: Ti nuk u kënaqe që ia zure vendin.Qëllimore: Duhet bërë gjithçka që projekti të realizohet.Rrjedhimore: S’jam në gjendje që ta fitoj këtë garë.Përemri lidhor qëLibri që ndodhet mbi bankë është imi.Romanin që me dhe, e lexova me një frymë. Lidhëza saKohore: Sa hyri, doli.Rrjedhimore: Lëshoi një zë, sa u trembën të gjithë.Krahasore: S’kam qenë kurrë kaq i gëzuar sa sonte.Përemri pyetës saSa erdhën në mësim?Sa është ora?Lidhëza seFtilluese: Ishte përhapur legjenda se ai është i paprekshëm.Shkakore: Po sillesha në atë mënyrë se ashtu duhej.Krahasore: Kjo është më shumë kërkesë se pyetje. Përemri pyetës sePrej se përbëhet?Me se shkruan në fletore?Dallimi i lidhëzave nga përemrat255
                                
   251   252   253   254   255   256   257   258   259   260   261