Page 258 - Demo
P. 258


                                    1 Nënvizoni me një vijë lidhëzat bashkërenditëse dhe me dy vija lidhëzat nënrenditëse.Përcaktoni llojin e tyre.Zëri i tij iu duk si i njohur, por i largët dhe i harruar.Ata heshtën një copë herë ose, më mirë të them, heshtën nga errësira që i kllaposi.Donte ta harronte, ndonëse nuk e kuptonte mirë përse. Mund të vish kurdo që të duash. Ka rënë shi natën, prandaj dhe rrugët janë të zëna.Ishte mesi i prillit, por shenjat e pranverës nuk dukeshin gjëkundi.Babai i kujtonte sa herë që duhej të bënin ndonjë hap të vështirë në jetë.Mëso që të hapësh sytë e të bëhesh i kujdesshëm! E kishte tërhequr telefonin fare në cep, që ta kishte sa më pranë veshit. Ana më vuri re dhe doli, në mënyrë që të kisha kohë të qetësohesha.2 Nënvizoni lidhëzat nënrenditëse dhe tregoni llojin e tyre.a) Bastiani kishte mbështetur kokën në pëllëmbë të dorës dhe vështronte me sy të ngulur në një pikë. “Çudi! - ia bëri me zë të lartë. - Më duket vërtet shumë çudi që s’paska asnjë krijesë në Fantastikë që të jetë në gjendje t’i japë Perandoreshës-Fëmijë një emër të ri!”b) E po tani doli se qenkam gabuar... Kisha pandehur vërtet se plaku do të fillonte tani që ta rrëfente Historinë pa mbarim nga e para. c) Megjithëse ishte e bindur prej kohësh se s’ishte ashtu, prapëseprapë u mbërthye sërishmi pas mendimit se kjo përputhje e plotë me historinë e atij vetë mund të ishte vetëm një rastësi e çmendur... (M. Ende “Historia pa mbarim”)3 Bashkoni pjesët e fjalive të përbëra, duke treguar llojin e lidhëzës nënrenditëse.Mendohet Gjithçka ndodhi aq shpejt,Fëmija ëndërronte Si vrau bajlozin e zi,Është marrëzi Hekuri rrihetqë të mbyllesh në shtëpi me këtë kohë kaq të bukur. sa është i nxehtë.sa nuk u besonte as syve të vet.që të bëhej arkitekt në të ardhmen. që ekipi të grumbullojë më shumë pikë në kampionat.trimi u kthye fitimtar në shtëpi.4 Vini në vend të vizave fjalën e duhur (që, si, sa, se), duke përcaktuar se ç’pjesë ligjërate i përket secila prej tyre.Nuk e kuptoja _____________ ku do të dilte ai me këtë zgjidhje të ushtrimit.Vajza s’kishte me kë të fliste për detyrën _____________ duhet të bënte.Mbillet fara _____________ të jetë ara._____________ herë në ditë shtrohet tryeza?Ata _____________ kuptonin punët më thellë, heshtnin.S’ka gjë më të mërzitshme, _____________ të presësh i vetëm me orë të tëra.Hëna është e madhe _____________ një diell korriku.Me _____________ e shkëmben këtë libër?Meqë dyshoi _____________ mos e tepronte, djali e ndërpreu befas fjalimin.Nuk i kujtohej _____________ vjet kishin kaluar.Po nxitonte _____________ të mos humbiste orarin e autobusit.5 Formoni nga dy fjali, ku fjalët që, se dhe sa të shërbejnë si: a) lidhëza; b) përemra.MorfologjiUshtrime256
                                
   252   253   254   255   256   257   258   259   260   261   262