Page 259 - Demo
P. 259


                                    MorfologjiLexoni fjalitë dhe vini re se ç’pjesë ligjërate janë fjalët me shkronja të zeza.Shtëpia ku lindi Naimi është bërë shtëpi muze.Kur do të nisesh me pushime?U takuan në vendin ku do të zhvillohet olimpiada e matematikës.U gëzova shumë kur u takuam pas kaq shumë vjetësh,E pyeta nga kishte ardhur. Ku hyn dielli, nuk hyn mjeku.Dallimi i lidhëzave nga ndajfoljetDisa lidhëza nënrenditëse përkojnë në formë me ndajfoljet. Lidhëza kuVendore: Ku dhemb dhëmbi, vete gjuha.Do të jetonin atje ku keni jetuar.Ndajfolja kuKu mendon se do të arrish me këtë vrull?Kodra ku qëndruan ishte krejt e zhveshur.Lidhëza kurKohore: U gëzova kur të pashë.Kur dilte dielli, plepat dukeshin si të derdhur në argjend.Shkakore: Na bëhet zemra mal, kur shohim qëllimin tuaj të mirë.Ndajfolja kurKur mbaron shkolla për këtë vit shkollor? Dita kur u takuam për herë të parë më duket e largët.Lidhëza ngaNjerëzit kthyen kokën nga vinte zëri.Ndajfolja ngaNga po vjen me kaq nxitim?Vendi nga vinin tingujt e muzikës dukej se nuk ishte larg që këtu. Lidhëza siMënyrore: Si të urdhërosh ti, ashtu do të bëjmë.Kohore: Si u mbarua mësimi, nxënësit dolën për të pastruar mjedisin përreth shkollës.Ndajfolja siSi jeni me shëndet? Dallimi i lidhëzave nga ndajfoljet dhe parafjalët me formë të njëjtë 24257
                                
   253   254   255   256   257   258   259   260   261   262   263