Page 26 - Demo
P. 26


                                     STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin  1 Lexoni pjesën dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.Për sa letra flitet në tregim? Kush i dërgon ato?Çfarë i bashkon dy personazhet e tregimit, rrëfimtarin dhe Zalon?  Jetojnë në të njëjtin qytet. Kanë lidhje gjaku. Janë shokë fëmijërie. Kanë qenë shokë në universitet.E dyta: llagapin “abrash” nuk dua të ma përmendni nëpër letra, edhe nëse ky llagap i përket të kaluarës. Ju duhet ta dini se unë kam fëmijë. Po ta marrin vesh ata këtë llagap, si do të reagojnë? A nuk do të më vini në pozita të vështira para tyre?E treta: në qoftë se letra të tilla diskriminuese do të bien në dorë të vartësve të mi, gjë që nuk e kini marrë mirë parasysh, dua të them të punonjësve të sektorit që unë drejtoj, atëherë ç’do bëhet me autoritetin tim?Shoku Hysen! Ju lutem mos përfitoni nga familjariteti ynë dhe nga shoqëria jonë e fëminisë. Shikojini gjërat dhe fenomenet në mënyrë dialektike, në zhvillim, në formë spirale. Në qoftë se do të shkruani, mos e teproni me shakara me zarar. Me nderime. Zalo Nemërçka”.Ne qëndruam pa folur një çerek ore. E vërtitëm letrën nëpër duar, e lexuam dy-tri herë, u munduam të marrim me mend çastet në të cilat mund të jetë ndodhur Zaloja kur e ka shkruar këtë letër, e ngushëlluam veten, duke thënë se ai ka dashur të bëjë shaka, por më kot. Të dy me gruan mbetëm të trishtuar.dialektike – që ka të bëjë me dialektikën, një shkencë e metodë shkencore.FjalorRrëfimtari (tregimtari) është “zëri” i krijuar prej autorit për të rrëfyer rreth ngjarjeve e personazheve që ka krijuar. Rrëfimtari ndonjëherë është personazh i ngjarjeve që rrëfen, ndonjëherë nuk ka lidhje me ngjarjen, por ka thjesht funksionin ta tregojë atë. Ndonjëherë ai ka qenë dëshmitar pa qenë pjesë e ngjarjeve (kronikan), kurse ndonjëherë ai rrëfen diçka që ia kanë rrëfyer të tjerët.Në disa raste rrëfimi bëhet në vetën e parë. Ai që tregon është vetë pjesë e zhvillimit të ngjarjeve, një personazh pjesëmarrës në ngjarje, dikush i cili ndërvepron me personazhet e tjera. Lexuesi i njeh ngjarjet dhe marrëdhëniet mes personazheve nëpërmjet syve të tij. Ky tip rrëfimtari flet nga brenda historisë: unë e di, unë pashë, unë e kuptovaetj., ndaj ndryshe quhet edhe rrëfimtar i brendshëm. Në këtë rast, ndihet roli subjektiv i tij. Megjithatë, rrëfimtari nuk mund të njëjtësohet me autorin, sepse ai vetë është një krijim i tij. Rrëfimtari (tregimtari) më i shpeshtë është ai i vetës së tretë, që flet nga jashtë historisë. Në këto tekste rrëfimtari u drejtohet personazheve duke iu referuar me “ai”, “ajo”, “atë”, ose “ato”, “ata”, por kurrë si “unë” ose “ju”. Rrëfimi në vetën e tretë ka për rrëfimtar një figurë të papërcaktuar dhe të papërfshirë në ngjarjet e tekstit. Ai synon të jetë objektiv në atë që rrëfen, pa i shfaqur emocionet e veta. Në disa raste, në vend të vetës së parë, rrëfimtari përdor vetën e dytë për t’iu referuar vetvetes. Kjo gjë bëhet për të krijuar një distancë emocionale dhe ironike. Rrëfimtari sheh veten e tij, jetën e tij nga një distancë analizuese.  Rrëfimtari i vetës së dytë i drejtohet të paktën njërit karakter me ti ose ju, duke sugjeruar se ai që dëgjon ose lexon është pjesë e rrëfimit. Ky lloj rrëfimtari është karakteristik për këngët popullore lirike ku rrëfimtari i flet direkt një personi tjetër. Në letërsinë e shkruar haset më rrallë. Rrëfimtari i vetës së dytë mund të përdoret edhe për t’iu drejtuar personalisht lexuesit duke synuar që të jetë bindës për të. Për këtë arsye, rrëfimtari i vetës së dytë përdoret më shpesh në libra joletrarë, të tillë si: librat udhëzues, guidat turistike etj.Rrëfimtari24
                                
   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30