Page 262 - Demo
P. 262
1 Në fragmentin e dhënë nënvizoni parafjalët, lidhëzat, përemrat dhe ndajfoljet. Plotësoni tabelën e mëposhtme.Ndaj në kohën e drekës, ju e merrni me mend që të gjithë kërkonin sa më shumë vëmendje. Unë e dija që, nëse do të rrëfeja diçka interesante, mund të isha në qendër të grupit. Librat ishin diçka shumë e rëndësishme për familjen time, sepse dijet çmoheshin shumë. Jo thjesht libra me informacion, edhe pse familja ime ishte familje lexuesish, por njohuri rreth dukurive. Leximi respektohej shumë në shtëpi. Mamanë time do ta gjeje gjithmonë duke lexuar një libër në karrigen e saj të madhe në ngjyrë të kuqe dhe nga ne kërkohej që në ato momente të mos e shqetësonim për asnjë arsye. Nuk po flas këtu për revista, oh jo, por për libra me kapakë kartoni. Dhe unë isha i vogli i familjes që vraponte tërë kohës rreth e qark duke bërtitur: “Kush më do, kush më do mua?”, ndërsa mendoja: “Ç’është ajo gjë kaq e rëndësishme për mamanë, saqë e mban atë larg meje?”. Kur ajo ngrihej, duke e lënë librin mbi karrige, unë e merrja dhe e shikoja me kureshtje. Por nuk pashë kurrë ndonjë ilustrim, vetëm fjalë. Dhe mendoja: “Oh Zot, duhet të ketë diçka magjike këtu”. Parafjalë Lidhëza Ndajfolje Përemra2 Dalloni nëse fjalët e theksuara janë përdorur si parafjalë apo si ndajfolje. Përpara nesh qëndronte si e ngrirë Nora. (___________) I kishte të gjitha argumentet kundër, ndaj nuk e zgjati më. (_________) Doruntina ishte martuar larg, në një mbretëri, në anën tjetër të botës. (__________) Ishte një urë e vjetër guri dhe poshtë saj rridhte i qetë lumi. (________) Përreth nuk të zinte syri as lule, as bar, por vetëm shkretinë. Aeroplani kaloi fluturoi fare ulët, sipër shtëpive. (___________) Ne e ndiqnim nga poshtë fluturimin e tij mbi qytet. (________) Nuk mund të ngrihesha kundër parimeve të mia. (___________) Jashtëkësaj shtëpie mund të bësh ç’të duash, por këtu brenda jo. (_______) Nuk mungonte askush veç Amit. (________) Kënga himarjote fillonte: Përkarshi detit të kaltër…Imagjinoja atë blu të thellë të detit Jon dhe unë që rrija përkarshi. I kishte qëndruar sherrit larg. (________) 3 Formoni disa fjali, në të cilat fjalët: majë, buzë, anë, rrëzë, mes, të përdoren si emra dhe si parafjalë.4 Ndërtoni nga dy fjali, në të cilat fjalët veç, nga, të përdoren si parafjalë, lidhëza dhe ndajfolje. veçparafjalë:lidhëz:ndajfolje:nga parafjalë:lidhëz:ndajfolje:5 Zhvilloni me shkrim një temë të lirë, ku të përdorni lloje parafjalësh, lidhëzash, ndajfoljesh dhe përemrash. Nënvizojini këto fjalë.Morfologji25 Ushtrime për parafjalët, lidhëzat, përemrat dhe ndajfoljet që dalin me të njëjtën formë260

