Page 263 - Demo
P. 263
FjalëformimMorfema rrënjoreKujdesMorfemat janë dy llojesh: rrënjore dhe ndajshtesore.Morfema rrënjë gjendet në çdo fjalë. Emrat: gjelbërimi, lajmëtarët, mirëseardhjen, bukuritë janë fjalë të formuara me anë të mënyrave të ndryshme të fjalëformimit.Fjalët: në, si, dhe, zonë, nga, ujë një janë fjalë të parme (të thjeshta).Po mbiemrat: e paktë, të rrëmbyeshëm, natyrore a janë fjalë të parme?Kur duam të gjejmë se si është formuar një fjalë, i bëjmë analizë fjalëformuese. Sipas kësaj analize, identifikohen morfemat e fjalës dhe mënyra se si janë bashkuar ato me njëra-tjetrën. Shumica e fjalëve formohen dhe mund të zbërthehen në njësi më të vogla që quhen morfema. Morfema është njësia më e vogël kuptimore në përbërjen e fjalës, e cila nuk mund të ndahet më tej.Rrënja është pjesa e fjalës që mbetet pasi i hiqen të gjitha morfemat ndajshtesore. Gjelbërimi i mrekullueshëm në luginat dhe lugjet, në shkrepat dhe malet, të cilave bora e paktë u qëndron si kurorë, si dhe uji i lumit të rrëmbyeshëm janë lajmëtarët e parë që të urojnë mirëseardhjen dhe që tregojnë se pranvera ka nisur ta prekë këtë zonë, bukuritë natyrore të së cilës nuk kanë fund me peizazhet dhe panoramat e gjalla. Vëreni në tekst fjalët e nënvizuara. lajm (ë) + tar + ë + t rrënjë prapashtesë mbaresëFormimi i fjalëve në gjuhën shqipe 1261

