Page 266 - Demo
P. 266
PrejardhjaFjalëformimPrejardhja është mënyra e formimit të fjalëve me anë të bashkimit të temës së fjalës me ndajshtesa fjalëformuese (parashtesë, prapashtesë, parashtesë dhe prapashtesë njëkohësisht). Prejardhja është mënyra më prodhimtare e formimit të fjalëve të reja. Kur si mjet i formimit të fjalëve të reja shërbejnë parashtesat, kemi parashtesim. Formohen emra, folje, mbiemra, ndajfolje: mos-veprim, për-urim, s-kuq, sh-qetësoj, i pa-sjellshëm, jo-normal, për-brenda, për-tej etj. Parashtesat e huaja duhen zëvendësuar me prapashtesa të tjera të shqipes: a-/jo-, anti-/kundër-, de-/sh- inter-/ndër- etj.anormal - jonormal deformoj - shformojantiajror - kundërajror interurban - ndërurban Kur si mjet i formimit të fjalëve të reja shërbejnë prapashtesat, kemi prapashtesim. Formohen emra, folje, mbiemra, ndajfolje:treg-tar,trimë-ri, hyr-je, pun-oj, vend-os, tokë-sor, opozi-tar, rin-or, majt-as, rregull-isht etj. Prejardhja prapashtesore është mënyra më prodhimtare e formimit të fjalëve të reja.Numri i prapashtesave është gati tri herë më i madh se ai i parashtesave. Kur si mjete të formimit të fjalëve të reja shërbejnë parashtesat dhe prapashtesat njëherazi, kemi formim parashteso-prapashtesor.Formohen emra, folje, mbiemra: në-punë-s, për-qind-je, nën-shtet-as, sh-flet-oj, për-fund-oj, i për-dit-shëm, i për-cip-të etj.Përbërja (kompozimi) është një mënyrë fjalëformimi me anë të së cilës formohen fjalë të reja që kanë në përbërje dy a më shumë tema: mikpritje, disamujor, vetëvendos, bregdet, parandaloj, hyrje-dalje etj. Në disa fjalë të përbëra njëra temë plotëson kuptimin e tjetrës, ndaj quhen fjalë të përbëra përcaktore (kompozita përcaktore): kryeqytet, fjalëmbël etj. Në disa fjalë të përbëra asnjëra temë nuk përcakton tjetrën dhe bashkohen të dyja me bashkërenditje, ndaj quhen fjalë të përbëra këpujore (kompozita këpujore): juglindje, procesverbal, kuqezi, tekniko-shkencor etj. Kompozita emërore: pikëpamje, mirëbesim, vetëshërbim, drejtqëndrim etj.PërbërjaPërbërja është mjaft prodhimtare në gjuhën shqipe.Formohen kryesisht emra dhe mbiemra, më pak folje.Parashtesat më të përdorshme janë: për-, mbi-, nën-, ndër-, pa-, jo-, sh-, zh-, ç-, ri-, kundër-, kryeetj.Vini re:Vini re:Kompozita mbiemërore: zemërgur, ekonomiko-shoqëror, dyvjeçar etj. Kompozita foljore: mirëpres, duartrokas, parathem, buzëqesh etj. Kompozita janë edhe shkurtesat e fjalëve: ATSH (Agjencia Telegrafike Shqiptare), MPJ (Ministria e Punëve të Jashtme), BE ( Bashkimi Evropian), OKB (Organizata e Kombeve të Bashkuara) etj.Prapashtesat më të përdorshme janë: -(ë)s, -ar, -tar, -tor, -or, -as, -im, -je, -i, -ri, -si etj.Vini re:2 Mënyrat e formimit të fjalëve në gjuhën shqipe264

