Page 267 - Demo
P. 267


                                    FjalëformimPërngjitja është një mënyrë fjalëformimi me anë të së cilës formohen fjalë të Përngjitjareja nga shkrirja e grupeve të fjalëve të përdorura bashkë për një kohë të gjatë: gjithmonë, anembanë, sivjet, nëpër, meqenëse, kushedi, nëse, ngaqë, shtojzovalle etj. Me përngjitje formohen fjalë të ndryshueshme dhe fjalë të pandryshueshme: ndajfolje: gjithnjë, kudo, atëherë, përherë, pasdite, përditë; numërorë: njëmbëdhjetë, nëntëmbëdhjetë;parafjalë: nëpër, përmbi, sipas, përbri;lidhëza: sapo, kurse, ndërsa, ngaqë,meqenëse, nëse;pjesëza: thuajse, pothuajse, kushedi;pasthirrma: mirupafshim;emra: thashetheme, farefis, gjëegjëzë;përemra: askush, secili, asnjë, ndonjë;folje: vërej etj.Paranyjëzimi është një mënyrë fjalëformuese me anë të së cilës një teme i shtohet një nyjë përpara: lart – i lartë, larguar – i larguar, pa punë – i papunë etj. Me këtë mënyrë formohen: mbiemra nga ndajfolje: i mirë, i keq, i lartë, i paktë;  emra të nyjshëm dhe mbiemra nga pjesoret e foljeve: të lexuarit, i lexuar, të ardhurit, i ardhur, të hapurit, i hapur etj.Konversioni është një mënyrë fjalëformuese me anë të së cilës një fjalë kalon nga një kategori leksiko-gramatikore në një tjetër.Formime me konversion janë:  mbiemrat nga emrat: trim, besnik, punëtor;  emrat nga foljet: mund, përshesh, shkul;  parafjalët nga emrat: buzë, majë, mes, rreth;  parafjalët nga ndajfoljet: afër, brenda, jashtë.Mënyra e përzier është një mënyrë fjalëformimi në të cilën ndërthuren dy ose më shumë mënyra të formimit të fjalëve. Këto formime kanë gjithmonë më shumë se dy morfema, të cilat nuk mund të veçohen: i hekur-t, i përpik-të, i për-muaj-shëm etj.Formohen emra, mbiemra, ndajfolje: pesëmbëdhjetëditëshi, shumëkëndësh, i përgjithshëm, i pashkollë, marrëveshje, përgjumësh, papritmas etj.ParanyjëzimiKonversioniMënyra e përzier1 Nënvizoni me një vizë fjalët e prejardhura, me dy ato të përbëra dhe me vizë të lakuar të përngjiturat. Pjesëmarrja në veprimtari që kanë synim të ndihmojnë komunitetin apo mjedisin ku ju jetoni, quhet vullnetarizëm. Ai nuk është aspak i detyrueshëm; ju merrni pjesë dhe jepni ndihmesë me vullnetin tuaj të lirë. Kontributi dhe ndihma e secilit prej nesh e bën shoqërinë të jetë më e mirë. Ushtrime265
                                
   261   262   263   264   265   266   267   268   269   270   271