Page 269 - Demo
P. 269
Fjalëformim1 Nënvizoni me një vijë fjalët e parme dhe me dy vija fjalët jo të parme.Shtojzovallet janë figura të përrallave popullore shqiptare. Krahasohen me nimfat greke. Madje edhe në këngët popullore flasim për to, duke thënë “kërcen si një shtojzovalle”. Këto krijesa përfytyrohen me një bukuri të jashtëzakonshme e me fuqi të mbinatyrshme. Vendbanimi i tyre i preferuar janë bjeshkët dhe pyjet e dendura ku ato kalojnë kohën, duke kënduar e duke vallëzuar.2 Dalloni morfemat trajtëformuese në fjalët e theksuara në fragmentin e mëposhtëm.Terri u derdh, e një rigë e praruar e rrezeve të hënës e lau kreshtën e malit, luginën dhe u ngrit poshtë, atje mbi syprinën e lëmuar të lumit që rimon buzët dredharake të fushës. Çdo gjë është lidhur e shtrënguar mirë e mirë nga penjtë e qetësisë, nga penjtë e kësaj heshtjeje,e cila është e rëndë, e palëvizshme. Edhe qyqja hesht. As bulku nuk dëgjohet. Çdo gjë është strukur në vetvete... “Klithma”, Anton Pashku3 Gjeni morfemën rrënjore dhe morfemat ndajshtesore (mbaresa, parashtesa prapashtesa) në fjalët e dhëna: shtegtarët, ripunimi, e tretur, dorezë, shpërfytyrim, i përhapur, shpalos, fillimisht.Morfemat ndajshtesoreFjala Rrënja Mbaresa Parashtesa Prapashtesa4 Formoni nga tri fjalë të reja me fjalët: hap, shpejt, dorë, treg, botë, bukur, di, kalë. Tregoni mënyrën e formimit të këtyre fjalëve, sipas shembullit të dhënë.hap - i/e hapur – me nyjëzim hapje (me prejardhje) – me prapashtesë hapur (me prejardhje) – me parashtesë shpejt __________________________________________________________________________________________________________________dorë ____________________________________________________________________________________________________________________treg _____________________________________________________________________________________________________________________botë ____________________________________________________________________________________________________________________bukur ___________________________________________________________________________________________________________________di ________________________________________________________________________________________________________________________kalë _____________________________________________________________________________________________________________________5 Shprehni me shkrim mendimet tuaja në lidhje me ndikimin pozitiv dhe negativ që ka përdorimi i rrjeteve sociale në ditët e sotme. Përdorni lloje të ndryshme fjalësh të parme dhe jo të parme. Në shkrimin tuaj përfshini së paku 5 fjalë të përbëra (kompozita) dhe 12 fjalë të përngjitura.Ushtrime për fjalëformimin 3267

