Page 27 - Demo
P. 27


                                     STUDIM TEKSTI A takohen shpesh me njëri-tjetrin personazhet kryesore të tregimit?Në ç’mënyrë komunikon rrëfimtari me Zalon?Analizojmë tekstin  2 Gjeni në tekst fjalët me të cilat rrëfimtari: a) shpreh mallin për fëmijërinë (të shkuarën);b) përshkruan Zalon fëmijë.  3 Rrëfimtari rrëfen për kohën e shkuar, atë të fëmijërisë, dhe kohën e tashme, kur personazhet janë të rritur dhe bëhet shkëmbimi i letrave. Për çfarë shërben një pranëvënie e tillë? 4 Çfarë karakteristikash të karaktereve zbulohen nga dy letrat e protagonistëve të tregimit? Hyseni ZalojaInterpretojmë tekstin 5 Përshkruani gjendjen emocionale të rrëfimtarit dhe të gruas së tij, kur lexojnë letrën e Zalos. Si mund ta shpjegoni habinë e tyre? 6 Duke lexuar tekstin e letrës së Zalos, kuptoni edhe ndryshimet e karakterit të tij. Pse mendoni se kanë ndodhur këto ndryshime? 7 Si e kuptoni titullin “Shuarja e humorit”? Gjuha e tekstit 8 Duke u nisur nga toni i letrës, konstatoni se Zalo: e këshillon me dashamirësi shokun e tij; e kritikon ftohtë atë.  9 Shënoni me në kolonën V nëse pohimi është i vërtetë dhe në kolonën G nëse është i gabuar.Letra e rrëfimtarit V G Letra e Zalos V Ge thjeshtë me nota kritikeme humor me humorpa nënkuptime me terma formalëemotive e ftohtëme gjuhë teknike me gjuhë teknikeme nota kritike emotive 10 Në ç’vetë rrëfehet ngjarja? Po letrat, në ç’vetë janë shkruar? 11 Gjeni në letrën e dytë fjalë të stilit juridiko-administrativ. Reflektojmë rreth tekstit 12 Diskutoni rreth mesazhit të kësaj pjese.DetyrëGjeni dhe komentoni dy thënie që tregojnë vlerën e shoqërisë së vërtetë.25
                                
   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31