Page 270 - Demo
P. 270
KallëzuesiKallëzuesi është gjymtyrë kryesore e fjalisë që tregon një veprim apo një gjendje të kryefjalës. Ai u përgjigjet pyetjeve: Ç’bën? Ç’bëri? Ç’do të bëjë? Ç’ka bërë? Ç’është?Ndryshe nga disa fjalë të tjera, që e ndryshojnë rolin në fjali në varësi të fjalës drejtuese, folja shërben gjithnjë si kallëzues, pavarësisht fjalëve me të cilat lidhet.KujtojmëMe të dëgjuar zilen, doli me vrull nga dhoma e saj për të hapur derën.Gjymtyra kryesore e kësaj fjalie është kallëzuesi doli. Rreth tij bashkohen të gjitha grupet e tjera të fjalisë:Doli kur? me të dëgjuar zilensi? me vrullnga? nga dhoma e sajpërse? për të hapur derënGrupet me të dëgjuar zilen; me vrull; nga dhoma e saj; për të hapur derën kanë fjalë drejtuese kallëzuesin doli, prandaj varen vetëm prej tij. Këto grupe nuk hyjnë në lidhje varësie me njëra-tjetrën, prandaj mund ta ndryshojnë vendin e tyre në fjali:Doli me vrull nga dhoma e saj për të hapur derën, me të dëgjuar zilen.Nga dhoma e saj doli me vrull për të hapur derën, me të dëgjuar zilen.Në fragmentin e mëposhtëm dalloni kallëzuesit dhe emërtoni llojin e secilit prej tyre.Sharlota vështron platformën që tretet larg,me kokën jashtë dritares, që ia rreh era.Në të ndarën e vagonit nisi të dëgjohet një zë i thatë:Zonjushë, a mund ta mbyllni dritaren? [...]Bën gjithçka që biseda të mos zgjasë fare.Të tjerëve duhet t’u duket e pasjellshme, madje arrogante.Le të mendojnë ç’të duan.Kjo nuk ishte e rëndësishme. “Sharlota”, David FoenkinosNë fragmentin e mësipërm kemi këta kallëzues: vështron, tretet, rreh, bën, të zgjasë, të mendojnë, të duan – kallëzues foljor i thjeshtënisi të dëgjohet, mund ta mbyllni, duhet t’u duket – kallëzues foljor i përbërëishte e rëndësishme – kallëzues emëror.Sintaksë1 Kallëzuesi268

