Page 271 - Demo
P. 271


                                    Kallëzuesi foljorLlojet e kallëzuesit: foljor dhe emërorKallëzuesi foljor është dy llojesh: i thjeshtë dhe i përbërë.Kallëzuesi foljor i thjeshtë shprehet me: folje në të gjitha mënyrat, kohët e thjeshta dhe të përbëra, në të tria vetat, në numrin njëjës dhe shumës, në të dyja format (veprore dhe joveprore):Këtu buron ujë akull i ftohtë.Qenkëshim gabuar në lidhje me të.Gëzofshi në shtëpitë tuaja! përsëritje të së njëjtës folje:Rend, or rend, rend e u thuaj! shprehje frazeologjike foljore:Qysh nga ai moment, ia ktheu shpinën. (e braktisi) folje të tipit jam/isha duke punuar; kam/kisha për të bërë:Kam për të bërë disa punime me allçi. me një formë foljore të pashtjelluar, pranë një kryefjale të shprehur me emër a përemër vetor:Sidorela u ndesh me të pa dalë nga klasa.Me të hyrë pranvera, natyra mori tjetër pamje. Pa mbaruar unë, ti mos hyr!Kallëzuesi foljor i përbërë ka si pjesë dy folje: folja e parë tregon mënyrën e veprimit dhe folja e dytë vetë veprimin.Ky kallëzues ndërtohet me: foljet gjysmëndihmëse: filloj, zë, nis, vazhdoj, pushoj, mbaroj + folje në lidhore, formë e pashtjelluar, emër prejfoljor asnjanës:Filloi të mblidhte fletët përdhe.Vazhdonte t’i binte derës me forcë.Për një moment, pushoi së foluri. foljet modale: mund, duhet, do + folje në mënyrën lidhore, formë të pashtjelluar, emër prejfoljor asnjanës:Ndoshta mund të mendonte keq për mua.Ne duhet ta mendojmë një zgjidhje për këtë problem.Do pyetur më parë ai.Kallëzuesi emërorKallëzuesi emërorformohet nga dy pjesë:a) këpuja, folja jam në të gjitha kohët e thjeshta; (Në këtë përdorim, folja jam quhet folje gjysmëndihmëse.)b) pjesa emërore, e cila mund të jetë: emër në trajtën e pashquar: Duket që është dhelpër. emër në trajtën e shquar: Ajo ishte folësja. mbiemër: Pamja qenka e bukur. përemër: Kjo stinë ishte e tillë. numëror: Aty do të jenë tre. grup emëror Kaltra ishte senatorja e klasës sonë. shprehje frazeologjike: Ishte tërë hundë e buzë. ndajfolje: Brenda ishte ngrohtë. formë të pashtjelluar: Ai nuk është për t’u përbuzur.Kallëzuesi emërorKujdesFolja jam mund të shërbejë si kallëzues foljor i thjeshtë, kur del me kuptimin e saj të plotë: Aktorët janë në skenë.Në këtë rast, folja jamzëvendësohet nga folja ndodhem/gjendem. Ku ndodhen/gjenden ata?Në funksionin e kallëzuesit mund të dalin edhe disa pjesëza, pasthirrma apo tingullimitime.Dëmi, po që po, por edhe sherri nuk mbaronte.Si lum ky: i pjellin edhe pulat, edhe gjelat!Tingullimitimet në funksionin e kallëzuesit japin idenë e një veprimi që kryen kryefjala.Pushka bam, bam!269
                                
   265   266   267   268   269   270   271   272   273   274   275