Page 272 - Demo
P. 272
Sintaksë1 Gruponi në tabelë kallëzuesit e mëposhtëm sipas llojit të tyre.do të kem punuar, ishte nisur, filloi të mendonte, jam në qytet, paska përgatitur, lexuam, do të shkonte, do mbaruar, zuri të luante, qoftë gëzuar, ishte ftohtë, paske filluar, duhet argumentuar, ishte për të qarë hallin, patën blerë, duhet të vazhdosh, zhvendoseshin, kishte për të punuar, do të kisha mbërritur, mbillen, qenë harruar, qenkësh një person krejt tjetër, pata treguar, mund të bisedojmë, pushoi së godituri.Kallëzues foljor i thjeshtë Kallëzues foljor i përbërë Kallëzues emëror2 Nënvizoni kallëzuesit në fragmentin e mëposhtëm. Tregoni si janë ndërtuar kallëzuesit foljorë të përbërë dhe kallëzuesit emërorë.Lufta ishte në të mbaruar, lufta e tejzgjatur që u kishte shkatërruar vendin, për ta, tashmë kishte marrë fund. Ishte armëpushimi më i madh: ngaqë ende nuk kishte nisur stina e ashpër që do të pasonte, dhe as që ishte shqiptuar emri ogurzi i luftës së ftohtë. Ishin gazmorë, të trishtë dhe të lodhur, kënaqeshin me verë e ushqim, si shokët e Ulisit pasi kishin nxjerrë anijen në stere….. Mund të vëzhgosh qëndrimin e një njeriu që vepron jo sipas logjikës, por sipas instinkteve të tij më të thella. Duhet bërë një analizë e kësaj sjelljeje, sepse është një shfaqje me interes të skajshëm, e ngjashme me atë që shijon natyralisti, i cili fillon të analizojë veprimtarinë e një kafshe me instinkte komplekse. “Armëpushimi”, Primo LeviKallëzuesi foljor i përbërë Pjesët e tij Kallëzuesi emëror Pjesët e tij Ushtrime270

