Page 273 - Demo
P. 273


                                    3 Ktheni kallëzuesin foljor të thjeshtë të nënvizuar, në një kallëzues foljor të përbërë, sipas shembullit të dhënë. Rishkruani fjalitë.E dinte se duhej punë e madhe për të mbërritur deri te suksesi.E dinte se duhej të punonte shumë për të mbërritur deri te suksesi.E kishte bërë zakon që pa lindur dielli, niste punën.E kuptonte që te kjo këngë duhej frymëzim.Pasdite nisi bisedimet me palën tjetër, për të arritur një marrëveshje të pëlqyeshme.Ishte nga artizanet e pakta që vazhdonte ende qëndisjen e kostumeve popullore.Në situata të tilla kaq delikate, patjetër që duhet përqendrim.Afroi mikrofonin pranë vetes, pa një çast nga salla dhe nisi këngën.Toka do një shfrytëzim më të mirë, që të japë aq prodhim sa parashikojmë.4 Shkruani si janë përdorur foljet e theksuara në fjalitë e mëposhtme: si folje ndihmëse, gjysmëndihmëse apo si folje në kuptim të plotë leksikor?Kampi ishte në një fushë të rrethuar nga drurë të lartë. ________________________________________Filloi me një varg të shkëputur nga poezitë e Lasgushit. ________________________________________Jemi mbledhur për të miratuar buxhetin e këtij viti. ________________________________________Me siguri do të kemi kohë të mirë, siç thonë meteorologët. ________________________________________Më duhet ndihma juaj, që ta realizoj këtë. ________________________________________Edhe vetë filloi të besonte në pafajësinë e saj. ________________________________________Do gjetur një rrugë e mesme në këtë situatë. ________________________________________Elisa është nga nxënëset më të qeta të klasës sime. ________________________________________Kësaj radhe ishte nxituar në përgjigjet e dhëna. ________________________________________I tha se kishte për të përgatitur një leksion gjatë mbrëmjes. ________________________________________ 5 Shkruani një ese me temë “Suksesi është një rrugë që kalon përmes dijes”, në të cilën të përdorni disa lloje kallëzuesish. Nënvizoni kallëzuesit dhe tregoni llojin e tyre.Ushtrime271
                                
   267   268   269   270   271   272   273   274   275   276   277