Page 274 - Demo
P. 274
Përshtatja e kryefjalës me kallëzuesinKryefjala është gjymtyrë e domosdoshme e fjalisë. Asaj i referohet veprimi apo gjendja e shprehur nga kallëzuesi. Për të gjetur kryefjalën, duhet t’u përgjigjemi pyetjeve që shtrohen nga kallëzuesi: Kush? Cili/a? Cilët/at?KujtojmëNjerëzit duhet ta respektojnë natyrën.Kush duhet ta respektojë natyrën? – Njerëzit.Kryefjala hyn në një marrëdhënie të tillë me kallëzuesin që duhet të përshtatet me të në numër dhe në vetë. Kryefjala mund të shprehet me emra, përemra, fjalë të emërzuara dhe me një grup fjalësh.Emrat që shërbejnë si kryefjalë dalin në trajtën e shquar dhe të pashquar. Kur dalin në trajtë të pashquar, rrallë përdoren pa nyjën shquese: Retë mbuluan qiellin. Ca re mbuluan qiellin. *Re mbuluan qiellin. Re të bardha mbuluan qiellin.Si kryefjalë mund të shërbejnë përemrat vetorë, të pacaktuar, pyetës etj.: Ai ishte mjek. Këta nuk i njoh. Kush foli? Gjeni kryefjalët në tekstin e mëposhtëm.E ndjeu se po fliste më shumë se ç’duhej, por ishte mbi forcat e tij ta kufizonte gojën. E kishte vënë re se kishte disa lloj njerëzish, prania e rëndë e të cilëve rëndohej edhe më shumë nga heshtja. I porsaardhuri ishte i tillë. Ngaqë dyshoi se mos po e tepronte, ai e preu befas të folurit.Sintaksë2 Kryefjala272

