Page 275 - Demo
P. 275
Vendi i kryefjalës në fjaliKujdesNë disa raste, kryefjala mund të realizohet vetëm e shoqëruar me përemra: Kjo tavolinë duhet vënë më në qendër. Po ashtu, emrat prejfoljorë shërbejnë si kryefjalë së bashku me fjalën që i ndjek dhe plotëson kuptimin e tyre: Ngritja e avionit u shty për shkak të mjegullës.Kufijtë e kryefjalës si gjymtyrë fjalieKryefjala mund të zgjerohet me fjalë të ndryshme, duke krijuar kështu grupin e zgjeruar të kryefjalës, siç dëshmohet në shembujt e mëposhtëm.Tavolina ishte në një skaj të dhomës.Tavolina e punës ishte në një skaj të dhomës.Tavolina e madhe e punës, ishte në një skaj të dhomës.Tavolina e madhe e punës, mbushur plot e përplot me libra, ishte në një skaj të dhomës.Duhet të bëjmë dallimin mes kryefjalës dhe grupit të saj, pasi brenda këtij grupi, gjejmë fjalë e grupe fjalësh, të cilat kanë si fjalë drejtuese kryefjalën, por nuk janë kryefjalë. Kështu, në grupin tavolina e madhe e punës, vetëm fjala tavolina hyn në marrëdhënie me kallëzuesin ishte, prandaj vetëm kjo shërben si kryefjalë. Fjalët e madhe dhe e punës nuk hyjnë në lidhje me kallëzuesin, sepse kanë si fjalë drejtuese kryefjalën dhe shërbejnë si përcaktorë të saj.Shprehja e kryefjalësDuke qenë se kryefjala e ruan lidhjen e saj me kallëzuesin, pavarësisht vendit të saj në fjali, mund të themi se ajo ka rend të lirë, pra mund të vendoset në krye, në mes apo në fund të fjalisë. Kur është e zgjeruar, bashkë me të zhvendoset i gjithë grupi i kryefjalës.Lajmet për kthimin e azilkërkuesve mbushnin faqet e para të gazetave.Faqet e para të gazetave i mbushnin lajmet për kthimin e azilkërkuesve.*Lajmet mbushnin për kthimin e azilkërkuesve faqet e para të gazetave.• Argumentoni përse shembulli i mësipërm është i papranueshëm.Shqipja është gjuhë që nuk e ka të domosdoshme shprehjen e kryefjalës, kur ajo është e nënkuptuar. Madje, shpeshherë, përdorimi i saj është i papranueshëm, si në shembullin e mëposhtëm. Unë dola në oborr, por unë ndjeva pak ftohtë, ndaj unë u ktheva brenda për të marrë unë një triko.Grupi i kryefjalës1 Dalloni pohimin e saktë nga pohimi i gabuar. Kryefjala qëndron gjithnjë në krye të fjalisë.Çdo fjali ka një kryefjalë.Kryefjala përshtatet me kallëzuesin në numër dhe në vetë. I gjithë grupi i kryefjalës shërben si kryefjalë.Nuk ka lidhje sintaksore mes kryefjalës dhe kundrinorit.Ushtrime273

