Page 276 - Demo
P. 276
2 Rishkruani fjalitë e mëposhtme duke zvogëluar sa më shumë grupin e kryefjalës.Ndërgjegjësimi i njerëzve për të dhuruar gjak nuk është në shkallën e duhur.Është bërë e zakonshme rritja e çmimeve të produkteve ushqimore në prag festash.Gazetat e ditëve të sotme nuk kanë më lexues. Ftesa për mbjelljen e fidanëve të rinj në parqe dhe anash rrugëve, u mirëprit nga banorët.Kohët e fundit, ngrohja globale është kthyer në problem serioz.3 Nënvizoni kryefjalët në fragmentin e dhënë dhe tregoni me se janë shprehur.Studimet e mëtejshme nxorën në dritë të dhëna shumë interesante. Anija e mbytur ishte ilire, një “Lembe” me 16 rrema, e cila mund të mbartte gjer në 50 luftëtarë. Ajo qe grabitur nga romakët dhe po lundronte drejt bregut të gadishullit të Apenineve. Në një pllakë bronzi ishte shkruar se ishte prodhuar nga mjeshtër ilirë, të cilët shquheshin për ndërtimin e anijeve të vogla e të shpejta. Anija kishte formë të hapët, pa urë përsipër. Një kyç i mprehtë dhe i gjatë i printe përpara dhe drejtohej në det të hapur nga dy seri rremtarësh. Këto lloj anijesh shquheshin për shpejtësinë e tyre dhe ishin të pathyeshme. Kur sulmonin armikun, bashkoheshin në grupe katërshe, i rrethonin anijet e kundërshtarëve, u hidhnin ganxhat dhe i futnin në mes. Pastaj luftëtarët hidheshin mbi to dhe kuvertën e tyre e bënin shesh lufte me shpata, ku ilirët tregonin trimëri të rrallë. “Thesari i Taulant Kaonit”, Bardhyl Xhama4 Zgjeroni grupin e kryefjalës me jo më pak se dy përcaktorë.Lajmi u përhap me shpejtësi.Libri ishte ende i hapur në faqen e parë.Topi përfundoi në rrjetë.Kjo shtëpi duhet lyer.Çdo ditë duhet të mësosh diçka të re.5 Formoni fjali në të cilat kryefjala të shprehet me:emër, trajta e pashquar përemër lidhor përemër vetvetor pjesë të emërzuar pjesë të nënrenditur kryefjalore 6 Shkruani një tekst të shkurtër argumentues me temë “A duhet lejuar gjuetia e kafshëve të egra?”. Përdorni kryefjalë të ndryshme. Tregoni me se janë shprehur ato. SintaksëUshtrime274

