Page 277 - Demo
P. 277


                                    1 Në fragmentin e mëposhtëm nënvizoni me një vijë kryefjalën dhe me dy vija kallëzuesin.Pyjet e harlisura që shtrihen përtej Alpeve shqiptare janë mbretëria e shqiponjës mbretëreshë. Ashtu si një rojtar, shqiponja patrullon qiejt e pastër mbi dhe përtej majave shkëmbore; nga pikëpamja e privilegjuar e saj, panorama është edhe më mbresëlënëse.Kështu nis reportazhi i “Rai 3” kushtuar Shqipërisë, i realizuar nga gazetarja Corneila Volk, ku në qendër të tij është habitati në vendin tonë.Në një fole të ngritur në një vend të fshehur në majë të pemës diçka po lëviz. Pas 45 ditësh të ngrohjes, më në fund, veza e parë fillon të çahet. Zogu do disa orë që të dalë nga veza. Zogu i vogël ende nuk e dallon dot mjedisin që e rrethon, por shumë shpejt do të mësojë të njohë gjithçka nga vendi që e ka zgjedhur si simbol kombëtar dhe që nga banorët e saj quhet Shqipëri, vendi i shqiponjave.2 Ktheni në numrin shumës kryefjalët e fjalive të mëposhtme. Tregoni se çfarë ndodh me kallëzuesin. Rishkruani fjalitë.Një nga të ftuarat u ngrit dhe, pasi u kollit dy-tri herë, nisi të fliste. Fjalimi i saj kishte nota të qeta. Binte në sy figura dhe fraza e zgjedhur me kujdes. Ai bënte sikur po e ndiqte me vëmendje, por ishte tjetërkund. Ngjarja që kishte ndodhur dje, e kishte befasuar. Ajo i qe dukur një vajzë e vetëpërmbajtur, por ai reagim i saj i kishte përmbysur gjithçka. Njeriu e paska të vështirë t’i njohë të tjerët dhe të flasë me bindje për ta. Ja që ndodh të gabosh. Gabimi i tij qëndronte në faktin se besonte shumë te njerëzit. E ftuara vazhdonte të fliste. Ai, i përhumbur në karrigen e sallës, diç bluante me vete.3 Nënvizoni kallëzuesit në fragmentin e mëposhtëm. Tregoni si janë ndërtuar kallëzuesit foljorë të përbërë dhe kallëzuesit emërorë.Vura re se aty, atë mbrëmje, ishim katër Gjikë. Dy të tjerë, kushedi se nga ishin. Po, të them të drejtën, ata të dy nuk para përziheshin me asnjeri. Dhe siç ish e varfër jeta e tyre, edhe qenia e tyre në fshat nuk sillte ndonjë notë. Sikur të mos ishin fare. Prandaj dhe unë nuk i përmend. Duhet të merrem me këta të tre që janë këtu dhe, patjetër, edhe me rrugën e jetës sime për të rrëfyer ngjarjet ashtu siç rrodhën. Këto ngjarje filluan të zgjoheshin në kujtesën time e ndaj nuk pushoj së foluri për to…Thonë se emri luan njëfarë roli në karakterin dhe ndërgjegjen e njeriut, po këto unë mendoj se nuk duhen besuar. Se ka njerëz me emër të mirë dhe vetë janë të ligj. Ashtu dhe ne të katër Gjikët, me të vërtetë një emër kemi, nga një fshat jemi, po ai diell na ka ngrohur, sytë tanë po atë det kanë parë dhe mushkëritë tona po atë erë kanë marrë, po, siç do ta shihni edhe ju, secili nga ne mori rrugë të ndryshme, dhe me rrugë të ndryshme filluan të nxjerrin kafshatën e gojës…“Një emër në katër rrugë”, Petro MarkoKallëzuesi foljor i përbërë Pjesët e tij Kallëzuesi emëror Pjesët e tij Ushtrime për kallëzuesin dhe kryefjalën 3275
                                
   271   272   273   274   275   276   277   278   279   280   281