Page 278 - Demo
P. 278
4 Plotësoni vendet bosh me kryefjalë sipas udhëzimit të dhënë.(emër + mbiemër + emër) ___________________________ u mendua një çast, pastaj u përgjigj. Duke zbritur me nxitim shkallët (numëror + emër)________________ ia krisën së qeshurës.(përemër pyetës + emër) ___________________ e kishte zhvilluar ushtrimin në këtë formë? Befas, nga fundi i rrugës u shfaqën si me magji (numëror + emër) ____________. Mungonin (përemër i pacaktuar + emër) _____________, ndaj mbledhja u shty për javën tjetër. (pjesë e emërzuar) ________________ na e kishte kthyer gjithçka thuaje përmbys. U kuptua (pjesë e nënrenditur ftilluese kryefjalore) ___________________________________. Në ditët e para të dhjetorit, në qytet u përhap lajmi (emër prejfoljor + përemër). (emër + formë e pashtjelluar) _________________ ishte kthyer në një pasion për të. Disa njerëz po dyndeshin të hynin brenda, kurse (përemër i pacaktuar i emërzuar) _________________ përpiqeshin të dilnin. 5 Rishkruani fjalitë e mëposhtme duke zvogëluar sa më shumë grupin e kryefjalës.Kjo mjegull e çuditshme e kësaj nate dimri nuk na lë të shohim aq larg. Më kishte mbetur gjatë në kujtesë ajo pasdite aq e nxehtë dhe përvëluese korriku, ndaj po e rikujtoj edhe sot, pas kaq shumë vitesh. Nga maja e lartë e malit u shkëput fluturimthi një shpend i madh dhe i murrmë.U dëgjuan njëri pas tjetrit një varg gjëmimesh të artilerisë armike. Në drejtim të kroit po kalonte një grumbull vajzash me shami të bardha, lidhur mënjanë. Lloj-lloj fjalësh të mira kishte dëgjuar për atë njëri. 6 Dalloni kryefjalët në fragmentin e mëposhtëm. Tregoni me se janë shprehur ato.Në atë farë fshati ishte një shtëpi… Shtëpia ku isha lindur dhe ku po e kaloja fëmijërinë, bota e tërë që po e njihja në vitet e para të jetës sime. Ajo ishte goxha shtëpi, me një bodrum poshtë dhe me tri dhoma lart (në midis ishte dhoma e zjarrit, kurse në të dy krahët e saj ishin dhoma jonë e fjetjes dhe dhoma e xhaxhait). Para derës së shtëpisë shtrihej një copë oborr, i ngushtë dhe i pjerrët, që merrte fund me dyert e mëdha me deriçkën përngjitur me to. Njëherë, derisa dyert ishin të hapura dhe zbrazëtinë e mbushte hija e dendur e arrave të xha Fejzës, nuk e di pse, oborri ynë më qe dukur si një gjuhë e nxjerrë jashtë nga vapa e një qeni gjigant, kurse dyert - si goja e tij. Nën të gjitha këto zbriste fort pjerrtas Ara e Bregut, ku kishte rrezik t’i thyeje jo vetëm këmbët, por edhe qafën. “Gjarpri i shtëpisë”, Arif Demolli7 Dalloni si është përdorur folja jam në fjalitë e mëposhtme: si këpujë, folje ndihmëse apo si folje me kuptim të plotë leksikor?Kasollja gjendej në një arë të vogël rrëzë malit. __________________________________Nga pamja dukej që ishte e ndrojtur. __________________________________Qenë mbledhur si dikur netëve të verës në fshat. __________________________________Nëse më lajmëronte, do të isha përgatitur siç duhej. __________________________________Fletët ishin kudo, në ara, në rrugë, në lumenj. __________________________________Kur më thirri, isha duke ardhur për këtu. __________________________________Nëpër male ende bënte ftohtë. __________________________________Dukej që ishte në pikë të hallit. __________________________________8 Bëni një shkrim me temë “Mik i mirë është ai që të ndodhet pranë në çaste të vështira”, ku të përdorni kallëzues dhe kryefjalë të ndryshme. Nënvizojini këto gjymtyrë dhe tregoni llojin e secilës prej tyre.SintaksëUshtrime276

