Page 279 - Demo
P. 279


                                    Kundrinori është gjymtyrë e domosdoshme e fjalisë. Folja (kallëzues) shërben si fjalë drejtuese, sepse e drejton atë në rasën kallëzore ose dhanore. U dërguam prindërve një kartolinë.Çfarë u dërguam? një kartolinë (rasa kallëzore)Kujt u dërguam? prindërve (rasa dhanore)KujtojmëNë pjesën e mëposhtme dalloni kundrinorët.Ai ngriti dorën e djathtë për t’u bërë të ditur se nuk donte të dëgjonte më gjë prej gjëje. Me zemër të ngrirë si rrallë herë, ata dëgjuan vendimin që ai ua tha atyre me fjalë të thata dhe fare ftohtë. Piramida do të bëhej. Më e larta e të gjithave. Më madhështorja.Llojet e kundrinoritKundrinorët klasifikohen në të drejtë dhe të zhdrejtë në varësi të formës së shprehjes dhe kuptimit.Si kundrinori i drejtë, ashtu dhe kundrinori i zhdrejtë shprehen me: emër, përemër, grup emëror, fjalë të emërzuar, por dallohen në rasë. Folja e drejton kundrinorin e drejtë në rasën kallëzore, ndërsa kundrinorin e zhdrejtë në rasën dhanore. Kundrinor i drejtë: Mos i shiko gunën, por shikoji punën.Kundrinor i zhdrejtë: Atyre u pëlqen sporti.Kundrinori i drejtë mund të rimerret me anë të trajtave të shkurtra përemërore.Thuaj të vërtetën. Thuaje të vërtetën. Kundrinori i zhdrejtë rimerret gjithnjë nga trajtat e shkurtra përemërore, në të kundërt, fjalia është e papranueshme:Atij i dërguan një ftesë.I dërguan një ftesë.*Atij dërguan një ftesë.Kundrinori i zhdrejtë mund të dalë edhe i shoqëruar me parafjalë: Merr nga këto mollë.Kundrinori mund të zgjerohet nga fjalë të tjera që varen prej tij, duke krijuar kështu grupin e zgjeruar të kundrinorit.Fëmija i vogël lexonte një libër me përralla të moçme shqiptare.Me kallëzuesin lexonte lidhet si grupi i kryefjalës fëmija i vogël, ashtu dhe grupi i kundrinorit një libër me përralla të moçme shqiptare. Pavarësisht grupit të zgjeruar, si kundrinor i drejtë shërben vetëm emri i shoqëruar me nyjë: një libër. Fjalët që e ndjekin atë, shërbejnë si përcaktorë dhe nuk hyjnë në lidhje me kallëzuesin.Përveç foljeve të shtjelluara, si fjalë drejtuese për kundrinorët mund të shërbejnë edhe foljet e pashtjelluara.Shkova në bibliotekë për të marrë një libër.Rimarrja e kundrinorit të drejtëRimarrja e kundrinorit të zhdrejtëKundrinori i zhdrejtë i shoqëruar me parafjalëFjalët drejtuese të kundrinorëveKundrinori 4277
                                
   273   274   275   276   277   278   279   280   281   282   283