Page 28 - Demo
P. 28


                                    FSHATI MBI SHTATË KODRINAE pra, na ish njëherë një fshat që quhej... Nuk më kujtohet emri i tij!... Quhej... Ç’rëndësi ka të vrasim mendjen për të kujtuar atë që kemi harruar, kur edhe pa atë mund të bëhet puna si jo më mirë?Më vonë, ka shumë të ngjarë ta kujtosh atë gjë pa e çarë kokën për të. Kështu ndodh, ndaj edhe unë nuk po mundohem ta kujtoj emrin e atij fshati se mund të bëjmë shumë mirë edhe pa atë emër. Fshati është fshat dhe qëndron atje tek qëndron dhe nuk e tund as... Le të themi topi i gorricës... Po... po. Ai qëndron atje, është atje tek është dhe quhet ashtu si quhet. Pavarësisht se ia dimë ne emrin ose jo, pavarësisht në mendojmë ne për të ose jo. Që t’i biem shkurt (se gjatë nuk i biem dot, jo se nuk kemi nge, po ngaqë nuk ia kemi fuqinë), fshati për të cilin shkruam më sipër dhe po vazhdojmë të shkruajmë ishte dhe, megjithëse nuk më kujtohet emri i tij, ngrihej mbi shtatë kodrina në formë elipsi dhe në mes kishte një qendër më të ulët. Të shtatë kodrinat përbënin të shtatë mëhallët dhe qendra kishte vetëm një kullë të rrëzuar dhe një mekam të shenjtë. Kjo qendër dukej e çuditshme dhe sikur nuk ishte qendër. Mëhallët sikur mbaheshin doradore me njëra-tjetrën dhe quheshin... Dreq e gjysmë!... Si mund të kujtoj emrat e mëhallëve kur nuk më kujtohet as emri i fshatit? Njeriu kur harrokërka, i harrokërka të gjitha! Të gjitha!... I harrokërka të mirat dhe të ligat, të rëndësishmet dhe të parëndësishmet!Po fshati ishte dhe qëndronte i ndërtuar mbi të shtatë kodrat... Të paktën kështu ishte që nga kohët e vjetra që nuk i mbante mend njeri. Kështu ishte edhe në kohët e vjetra që nuk i mban mend njeri. Kështu Para leximitKjo pjesë letrare është shkëputur nga novela \Kasëm Trebeshina. Në pamje të parë novela është shkruar në një stil që ka shumë tipare të letërsisë së traditës, të rrëfimit popullor. Proza duket sikur do të na fusë në një botë fantazie të mbushur me magji e mister si në përralla, por më pas e tëra jepet me një tis dyshimi për atë që ishte dhe për atë që është. Legjenda, përralla dhe historia bashkohen së bashku. Nëpërmjet kujtimeve të ngjarjeve të ndodhura në një fshat të vogël, rrëfehet për historinë shpirtërore të kombit. Përmes fatit individual, rrëfehet fati i përgjithshëm i shqiptarëve dhe i Shqipërisë. Kjo vepër rrëfen për Shqipërinë, jetën dhe njerëzit e saj, duke u vështruar atyre shpirtin, mendësinë, traditën e zakonet.mëhallë – lagje. mekam – varri i një të vdekuri të shquar për virtyte fetare e njerëzore, varri i një shenjtori.FjalorKasëm Trebeshina (8 gusht 1926 – 6 nëntor 2017) është një shkrimtar shqiptar, që filloi t’i botojë krijimet e tij në fillim të viteve ’50. Pas njëfarë periudhe atij iu ndalua e drejta e botimit, sepsekërkonte të shkruante një letërsi të lirë, larg ndikimeve politike. Pavarësisht ndalimit, ai vazhdoi të shkruante. Dorëshkrimet e tij u botuan vetëm pas viteve ’90. Ai është autor i shumë vëllimeve me poezi, tregimeve, novelave, si dhe i një numri të madh romanesh dhe dramash. Ai ka shkruar romanet: “Kënga shqiptare”, “Odin Mondvalsen”, “Rruga e Golgotës”; novelat: “Stina e stinëve”, “Fshati mbi shtatë kodrina”; dramat: “Tiranozauri”, “Ëndrra dhe hije” etj.26
                                
   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32