Page 280 - Demo
P. 280
Kundrinori një libër ka si fjalë drejtuese foljen e pashtjelluar për të marrë:Për të marrë çfarë? – një libërNë këtë rast, kundrinori nuk hyn në lidhje sintaksore me kallëzuesin: *shkova një libër.Një gjymtyrë fjalie ka vetëm një fjalë drejtuese.Kallëzuesi shkova nuk mund të plotësohet me një kundrinor, por ka shumë folje që kërkojnë kundrinor, si: di, takoj, përshëndes:E di të vërtetën. Takova një shoqe. I përshëndeta të gjithë.Nuk mund të ndërtojmë një fjali ku e njëjta folje të marrë dy kundrinorë të drejtë të ndryshëm. Kjo mund të ndodhë vetëm kur kundrinorët janë gjymtyrë homogjene:*Ty të pashë në kinema filmin (Kë pashë? Ty. Kë pashë? Filmin)Pashë Arbenin dhe Kristinën në kinema. (Kë pashë? Arbenin dhe Kristinën)Kjo vlen edhe për kundrinorin e zhdrejtë. Një folje nuk mund të drejtojë dy kundrinorë të ndryshëm të zhdrejtë, por mund të drejtojë dy apo më shumë kundrinorë të zhdrejtë homogjenë:*Atij nuk i flitet kështu tjetrit. (Kujt nuk i flitet kështu? atij; Kujt..? tjetrit)Nuk i flitet kështu nënës, babait, më të rriturve. (Kujt nuk i flitet kështu? nënës, babait, më të rriturve)1 Dalloni pohimin e saktë nga pohimi i gabuar.Kundrinori i drejtë mund të shoqërohet me parafjalë.Kundrinori i zhdrejtë shoqërohet gjithnjë me trajta të shkurtra përemërore.Të gjitha foljet kërkojnë një kundrinor.Si fjalë drejtuese për kundrinorin shërben vetëm folja e shtjelluar. Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë është vetëm në rasën dhanore.2 Dalloni kundrinorët dhe përcaktoni llojin e tyre.Që nga veranda ku kishte dalë për të marrë ajër të freskët, atij i vinin zhurmat e lehta të shtëpisë. Po sistemonin dhomat. Nga kuzhina vinte një tringëllimë enësh. Ai solli ndër mend sytë e kapitur të mysafirit, pastaj xhyben e pluhurosur, në xhepat e brendshëm të së cilës kushedi ç’dokumente sekrete fshiheshin. Një grimë mbajti hapat si në përgjim.3 Vendosni trajtat e shkurtra përemërore aty ku duhet.Fëmijës flihej. Nuk di përse ajo nuk flet më shoqes së vet. Hahet. Tha të gjithëve të vërtetën pa dridhur qerpiku. Ç’the babait kur u ktheve? Nuk dal mbanë dot me gjithë këto punë. Lexove librin? 4 Nënvizoni trajtat e shkurtra dhe tregoni funksionin e tyre në fjali.E kishte pritur me këmbët e para. (___________________)I gjetën një libër të fshehur nën xhaketë. (_______________)U gjeti një dhomë të vogël pranë shtëpisë. (______________)Ç’të shkruan në atë letër që lexove? (______________)Mendoje mirë përgjigjen, pastaj fol. (______________)Ajo më pa në sy, thua se do të gjente diçka brenda tyre. 5 Shkruani një letër ndërgjegjësimi për përdorimin e biçikletës në vend të makinës.Dalloni dhe analizoni kundrinorët e drejtë dhe të zhdrejtë.Vini re:Vini re:SintaksëUshtrime278

