Page 281 - Demo
P. 281
Rrethanori, ndryshe nga kryefjala dhe kundrinori, nuk është gjymtyrë e domosdoshme një fjali. Kjo do të thotë se rrethanori mund të vihet apo të hiqet nga fjalia, pa e prishur ndërtimin dhe kuptimin e saj.Djali e lexoi letrën vrullshëm.Djali e lexoi letrën.*Djali e lexoi (? )vrullshëm.Ashtu si kryefjala dhe kundrinori, edhe rrethanori ka si fjalë drejtuese kallëzuesin lexoi: kush? djaliLexoi: çfarë? letrën si? vrullshëmPra, nuk ka asnjë lidhje sintaksore mes rrethanorit dhe kundrinorit (letrën vrullshëm) apo rrethanorit dhe kryefjalës (djali vrullshëm). Kujtojmë se lidhjet sintaksore nuk varen nga afërsia e fjalëve me njëra-tjetrën, por nga marrëdhëniet sintaksore që realizohen mes tyre. Numri i rrethanorëve në fjali mund të jetë i ndryshëm. Fjalia e mësipërme mund të zgjerohet më tej duke shtuar rrethanorë të tjerë:Si gjithnjë, djali, nga kureshtja e madhe e lexoi disa herë letrën vrullshëm, në këmbë, pa dalë nga posta.Në këtë fjali të thjeshtë, të zgjeruar, dallojmë një kallëzues, një kryefjalë, një kundrinor dhe disa rrethanorë. Të gjithë rrethanorët kanë si fjalë drejtuese kallëzuesin, pra secili rrethanor lidhet drejtpërdrejt me foljen:Lexoisi gjithnjënga kureshtja e madhedisa herëvrullshëmnë këmbëpa dalë nga postaSi fjalë drejtuese e rrethanorëve, mund të shërbejë edhe një:formë foljore e pashtjelluar: Për të mbërritur më shpejt, morëm një taksi.mbiemër: I lodhur nga rruga e gjatë, u shtri të flinte.Në varësi të marrëdhënieve që vendosin me foljen, rrethanorët klasifikohen në rrethanorë: vendi, kohe, shkaku, qëllimi, mënyre, sasie, kushti, lejimi.Fjalët drejtuese të rrethanorëveRrethanorët 5279

