Page 282 - Demo
P. 282


                                    Rrethanor Shpreh marrëdhënie Shembull në fjali Pyetjavendi hapësinore Maleve binte borë. Ku po shkon?Ku?kohe kohore Do të nisemi sot.Kur fillon mësimi?Kur?shkaku shkakore U hodh nga gëzimi.Pse nuk flet?Pse?qëllimi qëllimore U mblodhëm për t’u stërvitur.Përse u largua?Përse?mënyre mënyrore Fol më ngadalë!Si je?Si?sasie sasiore Më porositi disa herë.Sa është ora?Sa?kushti kushtore Pa punuar, nuk fiton gjë. Për të gjetur këta rrethanorë nuk drejtojmë pyetje, por i gjejmë nga interpretimi i kontekstit, në të cilin realizohen.lejimi lejore Pavarësisht motit të keq, dolëm.1 Dalloni pohimin e saktë nga pohimi i gabuar.Rrethanorët kanë si fjalë drejtuese kryefjalën.Rrethanorët kanë rend të lirë në fjali.Si fjalë drejtuese për një rrethanor  mund të shërbejë edhe mbiemri.Rrethanorët rimerren me anë të trajtave të shkurtra përemërore2 Dalloni rrethanorët dhe përcaktoni llojin e tyre.Megjithëse u përpoq të zbriste shkallët pa u mbajtur te parmakët, dy-tri herë i preku ata. I porsaardhuri qëndronte në këmbë në sallonin e madh. Beqir Aliu e ndjeu në çast se përvoja e gjatë nuk e ndihmoi këtë herë për të kapur aty për aty rangun e vërtetë të zyrtarit që kishte përpara. – Vij drejt e nga kryeqyteti me një mision të veçantë, – tha ai.3 Përcaktoni funksionin e fjalës det në fjalitë e mëposhtme.E kaloi jetën deteve si marinar.Deti ishte pasioni i tij më i madh.Sa herë shoh detin, më vjen të këndoj.Dallgët e detit përplaseshin mbi shkëmb.4 Zgjeroni fjalitë e mëposhtme me sa më shumë rrethanorë.Më flihej Dëgjonim muzikë Gjëmonte VallëzoninDigjeshin5 Shkruani një tekst në të cilin të përdorni sa më shumë rrethanorë. Përcaktoni llojin e tyre.SintaksëUshtrime280
                                
   276   277   278   279   280   281   282   283   284   285   286