Page 283 - Demo
P. 283


                                    1 Plotësoni fjalitë me rrethanorë sipas pyetjeve dhe udhëzimeve në kllapa. Vesa u mërzit (Pse? - emër me parafjalë) _______________________.(Kur?- emër me parafjalë )___________________ mund të vish ta marrësh librin. E pyeta (Përse? - formë e pashtjelluar) __________________ të vërtetën.Ka (Sa? - grup emëror) ______________________që s’e kam takuar.Palestra më bëri mirë, se u dobësova (Sa? - numëror me fjalë)_______________ kilogramë.Detyra duhet kryer (Si? - grup emëror) ________________________.Familja e tij kalonte (Sa? - grup emëror) ___________________. Për (Përse? - grup emëror) ____________________ duhet shumë punë dhe disiplinë.2 Formoni nga dy fjali, në të cilat emri i paraprirë nga parafjala nga të jetë në këto funksione:rrethanor shkaku, rrethanor kohe, rrethanor vendi, kundrinor i zhdrejtë me parafjalë3 Gjeni kundrinorët e zhdrejtë (me ose pa parafjalë) në fjalitë e mëposhtme.Kundër kësaj çështjeje po punonin me zell të madh dy të huaj. Në fund mbetej të ishe ose me ne, ose me ata. Këto shënime, Ana Franku i kishte hedhur në faqen e ditarit të saj. Kishte filluar punë në atë dikaster në saje të ndërhyrjeve të të atit. Më kishte paralajmëruar për ardhjen e beftë të asaj. I kishte dërguar mësuesit një mesazh për mospjesëmarrjen e tij në leksion. E konsideroja prej kohësh mikun tim më të mirë. T’i bindje se mund të jetohej pa Zot, pa armë dhe pa para ishte njëlloj si të bindje një peshk se mund të jetonte pa ujë. Ata merreshin me bagëtitë e tyre nga të cilat nxirrnin lesh, bulmet dhe lëkurë që ua shisnin të tjerëve. Dimrit i kishin ngelur edhe fare pak ditë nga largimi i tij.4 Plotësoni fjalitë me kundrinorë sipas rastit dhe tregoni llojin e tyre.Kisha ardhur nga pushimet dhe vendosa të takoja ____________.Në pamje nuk kishte shumë ndryshim nga ________________.T’u mësojmë më shumë gjëra të reja ________________.Vitet e fundit kisha mësuar shumë gjëra të reja _________________. ___________________ i treguan një histori krejt ndryshe nga ajo e vërteta.çdo gjë në këtë repart kalon vetëm nëpërmjet _____________.5 Shndërroni pjesët e theksuara të fjalive në rrethanorë, sipas shembullit të dhënë. Emërtoni llojet e rrethanorëve të përftuar.Autobusi hyri në qytet sapo ra nata. Autobusi hyri në qytet me rënien e natës.Harroi, ngaqë nxitonte, pakon për shokun e ngushtë.Ishin takuar për herë të parë, kur po udhëtonin drejt qytetit bregdetar.Ngaqë kishte bërtitur shumë, i iku zëri.Ndonëse ndihej vetëm, nuk e dha veten asnjëherë.Me gjithë zhurmën që bëhej aty brenda, arrita ta shquaja zërin e saj.Këtë malore, nëse tregoni kujdes të madh, mund ta kaloni me sukses.6 Formoni fjali, në të cilat emri mik/mike të përdoret me këto funksione: kundrinor i drejtë, kundrinor i zhdrejtë pa parafjalë, kundrinor i zhdrejtë me parafjalë.7 Përshkruani një ditëlindje ku keni qenë të ftuar. Përdorni disa lloje kundrinorësh dhe rrethanorësh. Nënvizojini këto gjymtyrë.Ushtrime për kundrinorët dhe rrethanorët 6281
                                
   277   278   279   280   281   282   283   284   285   286   287