Page 284 - Demo
P. 284


                                    Përcaktori është ajo gjymtyrë fjalie që hyn në marrëdhënie përcaktore me fjalën drejtuese dhe bashkohet me të me lidhje përshtatjeje, drejtimi ose bashkimi.KujtojmëPërcaktori mund të hyjë në lidhje me një kryefjalë, kundrinor apo rrethanor, por jo me kallëzuesin.Pemët i lëshuan gjethet në tokë.Pemët e larta i lëshuan gjethet e zverdhura në tokë të lagur.Kallëzuesi lëshuan nuk mund të shërbejë si fjalë drejtuese për ndonjë përcaktor, ndaj në fjalinë e mësipërme vërejmë këto lidhje fjalësh:kush? pemët ç’pemë? pemët e larta (përcaktor i kryefjalës)Lëshuan çfarë? gjethet ç’gjethe? gjethet e zverdhura (përcaktor i kundrinorit)ku? në tokë në ç’tokë? në tokë të lagur (përcaktor i rrethanorit)Si fjalë drejtuese për përcaktorët mund të shërbejnë emri dhe përemri.Emër: U ulëm në tavolinën e ngrënies.Përemër: Merr atë të voglën.Në bazë të llojit të lidhjes me fjalën drejtuese, dallohen tri lloje përcaktorësh: me përshtatje, me drejtim dhe me bashkim.Lidhja me fjalën drejtuese Shprehet me: ShembujPërcaktor me përshtatjeFjala drejtuese e drejton në gjini, numër dhe rasë.mbiemër;përemër;numëror.ditë e bukurçdo ditëtri ditëPërcaktor me drejtimFjala drejtuese e drejton në rasë.emër në rasën gjinore;rrjedhore;kallëzore.gotat e verësgotë vere(një) gotë verëPërcaktor me bashkimFjala drejtuese nuk e kushtëzon formën e fjalës së varur.fjalë të pandryshueshme: përemra, ndajfolje, forma foljore të pashtjelluara.gjithë të ftuaritshtëpia përballëvullneti për të mësuarKlasifikimi i përcaktorëve Cili është funksioni që luajnë fjalët e theksuara në fragmentin e mëposhtëm? Me cilën krijon marrëdhënie secila prej tyre?...Nga këto gjuhë, dhe nga gjuhë të tjera, shqipja ka marrë dhe do të marrë fjalë që nuk i ka vetë. Shumë emërtime të fushave të ndryshme, që kanë një zhvillim të veçantë e intensiv, do të vijnë në shqipe në mënyrë të natyrshmebashkë me konceptet që shprehin. Këto huazime, të të dyja llojeve, kanë vlerë pasuruese, por, kur huazimi bëhet pa kurrfarë kriteri e pengese, kthehet në një dukuri të dëmshme për gjuhën.Intervistë me gjuhëtarin Ethem LikajFjalët e theksuara në fragmentin e mësipërm janë përdorur si përcaktorë. Këta përcaktorë hyjnë në marrëdhënie me emrin bërthamë në grupin emëror ku bëjnë pjesë.nga këto gjuhë – përemri dëftor këto, hyn në marrëdhënie përcaktore me emrin bërthamë gjuhë, i cili shërben si fjalë drejtuese për këtë përcaktor.Sintaksë7 Përcaktori dhe përcaktori kallëzuesor282
                                
   278   279   280   281   282   283   284   285   286   287   288