Page 285 - Demo
P. 285
Mbiemri e vogël ka si fjalë drejtuese përkatësisht emrin çanta në shembullin e parë dhe emrin motra në të dytin, çka e ndryshon kuptimin e thënies.Përcaktori kallëzuesorPërcaktori kallëzuesor është gjymtyrë e dytë e fjalisë që krijon lidhje dyanësore në fjali: hyn në marrëdhënie rrethanore me kallëzuesin dhe në marrëdhënie përcaktore me kryefjalën ose kundrinorin. Përcaktor kallëzuesor i kryefjalës Zëri vinte i zbehtë.i kundrinorit Zërin e kishte të zbehtë.Lidhja dyanësore e dallon përcaktorin kallëzuesor nga të gjitha gjymtyrët e tjera, të cilat kanë vetëm një fjalë drejtuese. Pra, përcaktori kallëzuesor përshtatet në gjini, numër dhe rasë me emrin që shërben si kryefjalë apo kundrinor dhe hyn në marrëdhënie rrethanore me kallëzuesin. Vëreni se si përcaktori kallëzuesor e realizon përshtatjen në gjini, në numër dhe në rasë me kryefjalën dhe me kundrinorin, si dhe lidhjen rrethanore që vendos me kallëzuesin.Përcaktor kallëzuesor i kryefjalës:Zëri vinte i zbehtë. - Zërat vinin të zbehtë.Pamja vinte e zbehtë. - Pamjet vinin të zbehta.Përcaktor kallëzuesor i kundrinorit:Zërin e kishte të zbehtë. - Zërat i kishin të zbehtë.Pamja vinte e zbehtë. - Pamjet vinin të zbehta.Rendi i përcaktorëve në fjaliDuhet bërë dallimi mes:përcaktorit: Kishte makinë të vjetër.përcaktorit kallëzuesor: Makinën e kishte të vjetër.gjymtyrës emërore të kallëzuesit emëror: Makina ishte e vjetër.Vini re:Përcaktori kallëzuesor mund të shprehet me: emër: E kishte gojën shpatë.emër me parafjalë: Këpucët i kishte me baltë.emër i shoqëruar me pjesëzën si: Ky qen duket si ujk.emër i shoqëruar me pjesën për: Të riun e merrnin për të huaj.përemër: Këta i kemi tanët.mbiemër: Sytë i kishte të njomë.formë foljore të pashtjelluar: U bë për t’u fshirë prapë.Përcaktori kallëzuesor i kryefjalësPërcaktori kallëzuesor i kundrinoritPërcaktorët me përshtatje, drejtim dhe bashkim qëndrojnë pranë fjalës së tyre drejtuese, para ose pas saj dhe zhvendosen në fjali së bashku me të.Vendi i tyre diktohet nga fjala drejtuese. Vëreni shembujt:Çanta e vogël e motrës - çanta e motrës së vogël283

