Page 286 - Demo
P. 286
1 Plotësoni pohimet e mëposhtme.Përcaktori është me përshtatje kur Përcaktori është me drejtim kur Përcaktori është me bashkim kur Përcaktori mund të ketë si fjalë drejtuese Përcaktori nuk mund të ketë si fjalë drejtuese 2 Gjeni përcaktorin dhe thoni llojin e tij.Shtëpia e vogël Shtëpia në kodër Shtëpia përballë Shtëpi guri Shtëpia e fqinjit Shtëpi përdhese 3 Ndërtoni nga një fjali ku mbiemri i mirë të jetë përkatësisht:a) Përcaktor: i kryefjalës i kundrinorit të drejtë i kundrinorit të zhdrejtë i një rrethanori b) përcaktor kallëzuesor: i kryefjalës i kundrinorit c) gjymtyrë emërore e kallëzuesit emëror: 4 Dalloni përcaktorët dhe thoni llojin e tyre. Rishkruani fjalitë duke kthyer disa prej përcaktorëve në përcaktorë kallëzuesorë, sipas shembullit të dhënë.Kishte qenë një ditë nga ato të zakonshmet, pa ndonjë ngjarje interesante. Flokët e zinj i vareshin deri te supet dhe i jepnin fytyrës së saj një pamje shumë të hijshme. Njerëzit tanë i kemi kudo, ndaj mos bëni marrëzira që mund t’ju kushtojnë shtrenjtë. Për një vajzë në moshë kaq të re, të bënin përshtypje sytë e saj të trishtë. Punimet e realizuara prej tij tërhoqën vëmendjen e specialistëve. Ky qen ujk haset rrallë në këto zona. Dritaret e mëdha lejonin rrezet e diellit të depërtonin në çdo skutë të dhomës. Kishte qenë një ditë nga ato të zakonshmet, pa ndonjë ngjarje interesante.të zakonshme, interesante – përcaktorë me përshtatjeKishte qenë një nga ato ditë që ngjajnë si të zakonshme, pa ndonjë ngjarje që mund të dukej interesante.5 Ndërtoni një tekst përshkrues me temë të lirë dhe dalloni aty të gjithë përcaktorët,përcaktorët kallëzuesorë dhe fjalët e tyre drejtuese.SintaksëUshtrime284

