Page 287 - Demo
P. 287


                                    Gjymtyrët homogjene sipas funksioneve sintaksoreTë gjitha gjymtyrët e fjalisë mund të dalin si gjymtyrë homogjene. Mes tyre mund të vendosen raporte këpujore, veçuese, kundërshtuese dhe përmbyllëse. Lidhja mes tyre mund të realizohet me anë të lidhëzave ose pa lidhëza.Kryefjalët janë homogjene kur i referohen një kallëzuesi ose disa kallëzuesve të përbashkët homogjenë.Duhej vullnet, punë, besim dhe kurajë për t’ia dalë mbanë. Kryefjalët homogjene Cili është funksioni që luajnë fjalët e theksuara në fragmentin e mëposhtëm? Si lidhen këto fjalë mes tyre?Nuk është as e re, as e panjohur pamja që kam sot përpara syve. Ashtu si ju kujtonja, ju gjeta, stërnipër të thjeshtë të një race të vjetër dhe bujare, trima dhe besnikë të patronditur të atdheut tuaj. Edhe jam i lumtur tani që mund t’jua hap zemrën.Fjalimi i Gjergj Kastriot SkënderbeutGjymtyrët e theksuara: kryejnë të njëjtat funksione: e re, e panjohur – pjesa emërore e kallëzuesit emëror; kujtonja, gjeta – kallëzues; varen nga e njëjta gjymtyrë: të vjetër bujare – varen nga fjala drejtuese (nga emri racë): të një race të vjetër, të një race bujare;bashkërenditen mes tyre me lidhëza bashkërenditëse: dhe, as…as dhe presje (intonacion numërimi në të folur).KujdesNuk janë homogjene gjymtyrët që kryejnë të njëjtin funksion sintaksor dhe varen nga e njëjta gjymtyrë, por nuk bashkërenditen mes tyre: Jetonte prej vitesh jashtë vendit, në Romë.Rrethanorët jashtë vendit dhe në Romë nuk bashkërenditen në fjalinë e mësipërme, prandaj, edhe pse varen nga i njëjti kallëzues jetonte dhe kryejnë të njëjtin funksion sintaksor si rrethanorë vendi, nuk janë gjymtyrë homogjene.Si gjymtyrë homogjene mund të dalin jo vetëm dy gjymtyrë, por edhe tri a më shumë të tilla.Në të perënduar të diellit, deti, lumi, mali dhe qielli u veshën në të kuqërremtë.Në këtë fjali, vargu i kryefjalëve homogjene përbëhet nga katër emra: deti, lumi, mali, qielli.Gjymtyrët homogjene 8285
                                
   281   282   283   284   285   286   287   288   289   290   291