Page 288 - Demo
P. 288


                                    Kryefjalët homogjene: vullnet, punë, besim, kurajë i referohen të njëjtit kallëzues duhej. Tre emrat e parë ndahen me presje, pra lidhen pa lidhëza, ndërkohë që vargu i këtyre gjymtyrëve mbyllet me lidhëzën këpujore dhe. Secila prej kryefjalëve mund të zgjerohet me nga një përcaktor, por këta të fundit nuk mund të jenë homogjenë edhe pse varen prej kryefjalësh homogjene: Duhej vullnet i hekurt, punë e palodhur, besim i palëkundur dhe kurajo e madhe për t’ia dalë mbanë. Mund të jenë homogjenë si kallëzuesit foljorë, ashtu dhe gjymtyrët emërore të kallëzuesve emërorë.Kallëzuesit foljorë janë homogjenë kur janë në të njëjtat raporte me gjymtyrët e tjera të fjalisë, pra jo vetëm me kryefjalën, por edhe me kundrinorët e rrethanorët, kur këta janë të shprehur në fjali.Ndryshe nga gjymtyrët e tjera, të cilat janë homogjene kur varen nga e njëjta gjymtyrë, kallëzuesi, duke qenë qendër organizuese e fjalisë, edhe kur del si gjymtyrë homogjene, duhet të ruajë rolin e tij si pikë referimi për gjymtyrët a grupet e fjalëve.Shpeshherë kallëzues të ndryshëm mund të kenë të njëjtën kryefjalë, por nuk janë homogjenë:Unë mbylla librin dhe e vura në raft.Kryefjala e pashprehur unë është e përbashkët për të dy kallëzuesit mbylla dhe vura, por këta nuk janë homogjenë, sepse kundrinori librin dhe rrethanori në raft varen përkatësisht nga kallëzuesi i parë dhe i dytë. Vërejmë fjalinë: Njerëzit iknin e vinin hutueshëm, sa andej-këndej.Në këtë fjali iknin dhe vinin janë kallëzues homogjenë, sepse të gjitha gjymtyrët, si kryefjala, ashtu dhe rrethanorët, u referohen të dyja foljeve. Po ashtu edhe kallëzuesit foljorë të përbërë: Njerëzit s’pushonin së shkuari e së ardhuri hutueshëm sa andej-këndej.Njerëzit duhej të shkonin e vinin sa andej-këndej.Homogjene mund të jenë edhe gjymtyrët emërore të kallëzuesit emëror: Nuk jam as i pari, as i fundit. Njeriu nuk mund të jetë ose i mirë, ose i keq. Në këtë fjali as i pari, as i fundit’ dhe ose i mirë, ose i keq janë gjymtyrë emërore homogjene me marrëdhënie përkatësisht shtuese dhe veçuese. Kundrinorët e drejtë dhe të zhdrejtë (pa parafjalë) janë homogjenë kur varen nga i njëjti kallëzues apo nga e njëjta fjalë drejtuese.Dëshira për të takuar nënën, babanë, motrën dhe vëllezërit sa vinte e shtohej.Kundrinorët e drejtë homogjenë nënën, babanë, motrën, vëllezërit varen nga e njëjta formë foljore e pashtjelluar për të takuar, që shërben si përcaktor i kryefjalës dëshira. Duke ndryshuar llojin e foljes së pashtjelluar, mund të kemi një varg kundrinorësh të zhdrejtë:Dëshira për t’iu rrëfyer nënës, babait, motrës dhe vëllezërve sa vinte e shtohej. I njëjti varg fjalësh, tashmë në dhanore, varet nga folja e pashtjelluar për të rrëfyerdhe kryen funksionin e kundrinorëve të zhdrejtë homogjenë.Kallëzuesit homogjenëKundrinorët homogjenë286
                                
   282   283   284   285   286   287   288   289   290   291   292